Ferguson: Giggs realizoi gol të shkëlqyer

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lavdëruar mesfushorin Ryan Giggs pas golit të tij ndaj Benficas. Giggs shënoi në minutën e 42-të për të barazuar rezultatin, pasi Oscar Cardozo e kishte dërguar ekipin vendas në epërsi.
“Ishte një gol i shkëlqyeshëm i një kualiteti të tmerrshëm. Në fillim të ndeshjes, mendova se ai po qëndron shumë thellë në mesfushë, por kur ai doli prapa tyre, në qendër të mesfushës, ai ishte kërcënim serioz për ta. Goli i tij ishte saktësisht ky, ai shënoi golin duke u futur prapa mesfushorëve të tyre”, ka thënë Ferguson. Po ashtu, ai ka shtuar se edhe Cardozo, shënoi golin e tij në mënyrë fantastik.