Moratti: Asnjë ndryshim, edhe pse Interi ishte keq

Presidenti i Interit, Massimo Moratti refuzon të fajësojë trajnerin Gasperini për nisjen jo të suksesshme të sezonit të ri, nga ana e Interit.
“Nuk do të ketë asnjë ndryshim apo revolucion në ditët në vazhdim, sepse ekipi nuk ishte keq. Ndoshta nuk kishte shumë ritëm, ndoshta nuk e kishte sprintin e duhur për të fituar, por për këtë nuk mund të fajësohet trajneri”, ka thënë presidenti Moratti. Gjithsesi, presidenti i Interit, ka thënë se klubi është në “shok”, por i duhet dhënë kohë Gasperinit.
Disa tifozë duke dalë nga stadiumi i kanë kërkuar Morattit largimin e “njeriut të Juves” dhe kthimin e Jose Mourinhos.