E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi: Do të shtojmë presionin

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka deklaruar se ekipi i tij është akoma në garë për titull.

“Ka edhe shumë deri në fund të Kampionatit, pjesa e dytë e ndeshjeve dhe ne do të vazhdojmë me presionin”, ka thënë Messi për AS pas fitores prej 4-1 kundër Malagas, ku shënoi het-trik.

Barcelona gjendet pesë pikë prapa Real Madridit në La Liga, ndërsa në mesjavë dy rivalët zhvillojnë ndeshjen kthyese të Kupës së Mbretit në Camp Nou.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›