Tenistet me te mire kualifikohen per ne cerekfinalet e turneut te madh

"Australian Open" po i afrohet fazave të tij më të nxehta. Dy prej kokave të serisë nuk patën problem për t’u kualifikuar për në çerekfinale, ndërsa tek femrat u luajt një ndeshje e madhe. Rozher Federer fitoi thellë dhe bindshëm ndaj australianit Bernard Tomiç.
Tomiç 19-vjeçar ishte një nga shpresat e fundit të mbetura për publikun vendas në Melburn, por detyra e tij doli e pamundur përballë rekormenit të titujve Grand Slem.
Zvicerani nuk e pati të vështirë duke i fituar setet me rezultatin 6-4, 6-2 e sërish 6-2, ndërsa tani ai do të luajë në çerekfinale ndaj argjentinasit të fortë, Huan Martin del Potro.
Edhe Nadal nuk u shqetësua shumë nga patrioti i tij spanjoll, Felisiano Lopez dhe fitoi në mënyrë thuajse identike me Federerin, 3-0 me sete, me rezultatin 6-4, 6-4 e 6-2.
Tek femrat, Kim Klajsters përballoi jo vetëm forcën e kinezes Li Na, por edhe dëmtimin e saj në kavilje, duke fituar një ndeshje tepër të vështirë. Tenistja nga Belgjika, njëra nga më të mirat në botë, fitoi 2-1 me sete, me rezultatin 4-6, 7-6 e 6-4, por kinezja pati 4 herë mundësi për ta fituar ndeshjen.
Së fundi, edhe numri 1 i botës, Karolinë Voznjacki, kaloi në çerekfinale pasi mundi serben Jelena Jankoviç, 2-0, ndonëse vuajtu shumë në setin e dytë, duke fituar 6-0 e 7-5.