E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson, më i miri i të gjitha kohërave

IFFHS

Sir Aleks Ferguson sipas Institutit të Historisë së Futbollit dhe Statistikave (IFFHS) është nderuar me titullin trajneri më i mirë i të gjitha kohërave. Sër Aleks la prapa Marçelo Lipin dhe Arsen Vengerin që kishin 58 pikë, 29 më pak se Ferguson. Gus Hiddink dhe Murinjo gjenden në pozita 4 respektivisht 5. Në dhjetëshen e parë hyn dhe Frank Rijkaard. Rafa Benitez gjendet në pozitën e 13, kurse Guardiola është në pozitën e 41. Përzgjedhja është bërë në bazë të votave të trajnerëve të kombëtareve, të cilët votuan për trajnerët e skuadrave dhe anasjelltas. Renditja më pas vazhdon sërish me emra të njohur si ish-trajneri i Bajernit të Mynihut, 6. Otmar Hitcfeld (43 pikë), 7. Marcelo Alberto Bielsa (41), 8. Sven-Goran Erikson (41), 9. Luiz Felipe Skolari (38), 10. Franklin Rijkard (34), 11. Karlos Bianki (33), 12. Visente del Boske (33), 13. Rafael Benitez (31), 14. Karel Brukner (29), 15. Karlo Ançeloti (28).

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›