Siti e ka më mirë të mos vijë në Old Trafford
Trajneri i Man UTD
Sër Aleks Ferguson i është përgjigjur me inat humbjes nga Mançester Siti të martën, duke insistuar se rivalët do ta kishin më mirë të mos udhëtonin fare në “Old Trafford”. “Ne do ta kalojmë këtë fazë. Do të shkojmë në Uemblli dhe do ta fitojmë këtë trofe. Ndeshja e radhës do jetë ferr për Sitin. Më mirë të mos udhëtojnë fare në ‘Old Trafford’, sepse i presin disa tifozë të tërbuar. Mendoj se luajtëm mirë. Ne dominuam pjesën më të madhe të takimit. Ne lëshuam disa minuta dhe më pas ata shënuan golin e barazimit, humbëm toruan për 15 minuta, por më pas ishte OK. Kur luan si mysafir, gjithnjë ekziston mundësia të pësosh gol në çfarëdo mënyre. Loja e Tevezit ishte normale. Ky është futbolli, mund që të na thumbojë gjithnjë. Kemi pasur shumë lojtarë që e lanë klubin dhe shënuan kundër nesh, kështu që kjo nuk është arsye. Jemi të lumtur me lojtarët që kemi”, përfundoi i hidhëruar Ferguson.
#