E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson nuk lëviz nga Man Utd

Nga Express më 04 shtator 2011 në ora 16:50

Gary Neville ka thënë se “nuk ka kuptim” të mundohet të parashikohet se kur ish menaxheri i tij nga Manchester United, Sir Alex Ferguson do të largohet nga klubi.

Ferguson i cili mbush 70 vjeq në dhjetor ende nuk ka vendosur se kur do të përfundon karrierën e tij si trajner.

“Nuk ka kuptim të mendojnë për planet e tij sepse ai do të mbetet për aq sa dëshiron” tha ish futbollisti i Manchester Unitedit, Neville për BBC 5 Life.

“Nuk e shoh atë duke u tërhequr. Ai është më i miri” shtoi Neville i cili bëri më tepër se 600 paraqitje për Unitedin nën drejtimin e Fergusonit nga 1992 deri 2011. “Ai ka shëndetin në anën e tij dhe duket njësoj sikur 10 ose 15 vite më parë. Për të gjithë tifozët e Manchester Unitedit, ata shpresojnë që ai të mbetet përgjithmonë” përfundoi Neville.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›