Fergusonit i mbetet shishja e veres në dorë

Menaxheri i Mancester Junaitid, Sër Aleks Fergusoni, nuk di c'të bëjë me shishen e shtrënjtë të verës së kuqe, tani që Hoze Mouriunjo u largua nga Celsi. Cështja e verës ishte një pikë kulmore diskutimesh midis dy rivalëve të vjetër të Premier Ligës, qysh kur tri vjet më parë Ferguson u paraqit në "Stemford Brixh" me një shishe verë për ta pirë me Mourinjon pas ndeshjes, pavarësisht se cili do të ishte përfundimi i takimit. Skocezi prej kohësh kishte përzgjedhur shishen më të shtrenjtë të verës për ta pirë me portugezin kur Mancesteri dhe Celsi të përballeshin këtë të diel në "Old Traford". Mediat angleze thonë se pirja e verës me zëvendësuesin e Mourinjos, Grant, nuk do të t'i japë të njëjtën kënaqësi Fergusonit. "Unë nuk e di se cfarë të bëj me verën time tani", - tha duke qeshur Aleksi. "Largimi i Hozesë nga Celsi është një humbje për lojën. Ai solli dicka të freskët dhe të dhe unë e shijoja rivalitetin me të. Mua do të mungojë kjo sfidë personale. Ai shijoi suksese të pakrahasueshme me Celsi dhe do të jetë një test i madh për këdo që do ta zëvendësojë atë. Për momentin ky person është Avram Grant. Gjithsesi unë nuk jam fokusuar te Celsi. Cfarë po ndodh atje nuk është cështja ime". Fergusoni nuk ka mbajtur sekret dashurinë për Mourinjon, ndoshta se kjo bën pjesë edhe personalitetin e tij për ish-trajnerin e Portos, për të cilin flitet se mund të marrë drejtimin e Kombëtares së Portugalisë pas largimit të deturuar të brazilianit Felipe Skolari. Marrëdhëniet midis Fergusonit dhe Mourinjos mbetën të forta, pavarësisht se takimet midis dy klubeve prodhuan jo pak herë debate dhe deklarata të nxehta. Gjithë kjo ngrohtësi për Mourinjon, dhe dëshira e fortë e tij për ta parë atë sërish në fushën e lojës sa më shpejt të jetë e mundur, tregon edhe njëherë karakterin e shkëlqyer të një trajneri të madh si Fergusoni.
Venger: "Hoze, një fitues i madh"
Bosi i Arsenalit, Arsen Venger tregoi respektin më të madh ndaj Hoze Mourinjos duke e cilësuar atë si "një manaxher me cilësi". Francezi mendon se largimi i portugezit nga Celsi do të jetë një humbje për futbollin anglez. "Është me të vërtetë e trishtuar pasi unë e ndiej Mourinjon si një manaxher me kualitet", - tha Venger. "Unë jam një besues i madh në stabilitetin teknik dhe unë mendoj se ky nuk është një lajm i mirë për futbollin. Ne nuk shkuam mirë me njëri-tjetrin por marrëdhëniet tona kohët e fundit ishin bërë më të mira. Kjo nuk e fsheh faktin se unë e respektoj atë që ai ka bërë dhe cilësinë e punës së tij. Pa dyshim që ai është një teknik i madh. Ai mbërriti te Celsi kur skuadra ishte në ndërtim e sipër, formoi një ekip të mirë dhe bëri dicka më shumë dhe i bëri lojtarët fitues. Ai meriton shumë respekt pasi nuk është kurrë e lehtë të fitosh dhe në Angli kjo është ndoshta edhe më e vështirë".