Riberi: “Unë qesh gjithë kohën”

Ylli i ri Bajernit të Munihut, Frenk Rineri është bërë idhulli i tifozëve pas një sërë ndeshjesh të mira në Bundesligë, por ish-lojtari i Marsejës e ndjen se duhet të mbajë këmbët e tij në tokë. Anësori "fluturues", i cili debutoi për Francnë gjatë Botërorit të fundit, bëri një paraqitje mbresëlënëse. Ish-lojtari i Metzit dhe Marsejs u transferua te Bajerni gjatë verës duke qenë njëherësh edhe blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit gjerman. 24-vjecari shënoi një penallti fantastike dhe ndihmoi një klubin e tij të fitonte në Kupën UEFA kundër formacionit portugez Belenenses. "Gjithkush më priti shumë ngrohtë kur mbërrita: lojtarët, drejtuesit, trajneri dhe cdokush tjetër që takova", - deklaroi Riberi. "Bajerni është me të vërtetë një klub i madh, shumë serioz. Unë do të bëj gjithcka mirë dhe të tregoj më të mirën time në fushë, do të përpiqem të luaj futbollin tim". Ndërkombëtari francez pohoi se prania e bashkëatdhetarëve të tij ishte një përkrahje e madh për integrimin dhe përparimin e tij. "Prania e francezëve Vili Sanjol, Valerien Ismael dhe gjithashtu belgut, Daniel van Buyten, i cili gjithashtu flet frëngjisht, më ndihmoi shumë", -tha ai, duke theksuar se dhe shokët e tjerë të ekipit i qëndruan shumë afër. "Unë përpiqem gjithmonë të përmirësohem dhe të eci përpara, por unë mbetem në karakter gjithmonë i njëjti. Për momentin gjithcka është në rregull. Unë shpresoj se kjo do të zgjasë për një kohë të gjatë. Unë jam dikush që qesh gjithë kohën, jam një shakator në stërvitje dhe më pëlqen të jem me një humor të mirë". Riberi mendon se qëndrim i tij pozitiv është dhe arma e tij më e fortë. "Unë qesh shumë, është ana ime më e fortë. Atmosfera është shumë e mirë brenda grupit, ne kemi lojtarë të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Futbolli gjerman është bërë për mua pasi ata sulmojnë shumë. Është shumë rrallë të shikosh ekipe që kur vijnë te ju të luajnë në mbrojtje. Gjithkush pëlqen sulmin dhe të shohë gola, c'ka është dhe diferenca më e madhe me Francën, për më tepër që stadiumet janë plotësisht të mbushur. Kjo të nxit më shumë", - përfundoi mesfushori i Bajernit, Frenk Riberi.