Ranieri “Roma si Barcelona”

Klaudio Ranieri nuk kursehet për t'i bërë elozhe Romës, por karikon edhe Juventusin e tij. "Jemi Juventusi, nuk mund të fshihemi pas faljeve, duhet të fitojmë gjithmonë. Ky është mentaliteti ynë". Edhe përballë një Rome që gëzon shëndet të plotë, e para në kampionat dhe me një ndeshje të madhe në Ligën e Kampioneve kundër Dinamos së Kievit.
NË ELITË – "Verdhekuqtë janë midis atyre ekipeve që luajnë futbollin më të mirë në Europë", - nënvizon trajneri i Juventusit, i cili e vendos në nivelin e Arsenalit dhe në Barcelonën më të mirë. "Roma po përjeton një moment të artë, fluturon në fushë dhe të mërkurën i pashë në një gjendje të pabesueshme, me golin e parë të lindur nga një lojë magjike. Kundër nesh nuk pres një Romë të lodhur, pasi fitoret të japin krahë te këmbët. E respektojmë Romën, duhet të kërkojmë të ndalojmë ritmin e lojës, pasi ka një shpejtësi të madhe ekzekutimi edhe në lëvizjet pa top, por për mentalitetin tonë, dëshirojmë të luajmë shpejt".
DEL PIERO – "Dhe pastaj, shton Ranieri, me kemi kampionë që mund të zgjidhin gjithmonë një ndeshje si Del Piero, i kthyer i karikuar nga Kombëtarja, ku në ndeshjen e parë luajti si sulmues i jashtëm, një rol që nuk është i tij. Ale dëshmoi se ishte mirë edhe kundër Udinezes, ku mori tre topa dhe bëri një lojë të madhe". Kundër Romës kryesuese, siguron tekniku bardhezi, do të jetë Nocerino, i rikuperuar pas ndërhyrjes së shëmtuar gjatë ndeshjes me Udinezen.
GJYQTARËT - Për një komplot arbitrash në dëm të Juventusit për shkak të "Kalcopolit", Ranieri nuk dëshiron të flasë, edhe pse i janë mohuar disa penallti. "E kuptoj që këtë vit mund të jetë pak ndryshe, por për këto cështje nuk dëshiroj të flas. Djemve u them gjithmonë të mos protestojnë dhe të jenë të ndershëm, duhet të them se ne e meritonim barazimin me Udinezen, ashtu sic e meritonte Kaljari me ne. Megjithatë, kemi dy pikë më shumë në klasifikim".