“Luftë” ruso-amerikane për futbollin anglez

Dash Frashëri
"Ne nuk do ta shesim kurrë Arsenalin te Usmanov", - deklaroi presidenti i Arsenalit, Piter Hill-Ud, duke paralajmëruar miliarderin rus Alisher Usmanov se nuk duhej aspak të shpresonte se bosët aktualë të "Topcinjve" do ta pranonin ofertën marramendëse të tij. Miliarderët rusë kanë rënë në dashuri me djepin e futbollit, Anglinë. Pas, Roman Abramovicit, i cili bleu Celsin për 300 milionë sterlina, Alisher Usmanov është një tjetër oligark që synon pronësimin absolut të rivalëve të "Bluve", Arsenalin. Biznesmeni rus, Alisher Usmanov, 53 vjec, rusi i 18-të më i pasur, me një pasuri që vlerësohet në 5.5 miliardë dollarë, mogul i metaleve dhe i minierave, nuk kishte treguar kurrë më parë interes për futbollin, por nga dita e martë, rriti aksionet e tij te Arsenalit pasi kompania e tij, "Red and White", zotëron tashmë 21 për qind të aksioneve tw klubit londinez. Blerja, që u lajmërua nga bursa londineze, Stock Exchange, e bën kompaninë e Usmanovit, aksionerin e dytë më të fuqishëm të klubit, menjëherë pas Deni Fidzman, i cili zotëron 24 për qind të aksioneve. Londinezi Fidzman, 62 vjec, djali i një cifti cifutësh që shpëtuan nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një nga tregtarët më të fuqishëm të diamanteve është në detyrën e drejtorit të Arsenali. Rusi Osmanov, pronari i disa prej kompanive më të mëdha të celikut në Rusi, dëshiron me cdo kusht pronësimin e Arsenalit, synon të reduktojë diferencën në investime me klube të tilla si Mancester Junaitid, i zotëruar nga familja amerikane Glejzër dhe Celsit, prej katër sezonesh në pronësinë e miliarderit rus, Roman Abramovic. Usmanov, i lindur në Uzbeksitan, por me nënshtetësi ruse, njëherësh edhe njeriu i 278-të më pasur i globit (sipas revistës së specializuar "Forbes"), ndoqi një politikë shumë të hollë, duke blerë për 75 milionë sterlina 14.65 për qind të aksioneve që zotëronte David Dein, ish-zëvendëspresidenti i Arsenalit. 63-vjecari njihej si një nga mbështetësit i trajnerit Arsen Venger dhe më parë kishte qenë edhe kreu i G-14, grupimit të 14 klubeve më të fuqishme dhe më të pasura të Europës. Dein aktualisht është kryetari "Red and White" Holdings Ltd, dhe duket i sigurt se do të qëndrojë figura kryesore në lidhje me debatin për të ardhmen e "Topcinjve". Dein ishte faktori thelbësor i largimit të biznezmenit amerikan Sten Kroenke, njeriu i 400-të më i spasur në botë, pasuria e të cilit vlerësohet 2.1 miliardë dollarë. Fatkeqësisht Dein ndante vizione të ndryshme me mogulin e fuqishëm të sportit amerikan, pronar i disa klubeve basketbolli dhe hokei, në lidhje me investimet në klubin anglez. Aktualisht Kroenke ka në zotërim 9.9 për qind të aksioneve të Arsenalit, të blera këto nga televizioni britanik ITV, pavarësisht se ai synonte të blinte 50 për qind të aksioneve. "Unë mendoj se Kroenke është një investitor afatgjatë dhe unë do ta mirëprisja atë si aksioner më shumë se Usmanov", - tha Hill-Ud për gazetën "Daily Telegraph". Usmanov ka ndërtuar një perandori mediatike në Rusi me aprovimin e Kremlinit (ka në zotërim gazetën "Komersant", një nga të përditshmet më me influencë), e ndërsa ka planifikuar të blejë një nga tre kompanitë më të mëdha celulare, për 4.5 miliardë dollarë, e shikon blerjen e Arsenalit si një mundësi të shkëlqyer për të rritur audiencën e tifozëve të cmendur rusë. Si të gjithë biznesmenët miliarderë rusë, që herë janë pro vendimeve të Kremlinit dhe herë i bëjnë rezistencë atij, kërkon të ndjekë stilin e Roman Abramovicit, se pronësimi i një klubi me profil të lartë, do të jetë mbrojtja më e mirë e aseteve. Usmanov pagoi 300 milionë dollarë për të blerë 75 për qind të "Muz TV", një version rus i MTV-së, dhe kanalin sportiv 7TV, ku dëshiron të transmetojë pa dyshim ndeshjet e Arsenalit. KLUBET E AMERIKANËVE NE ANGLI MANCESTER JUNAITID: 1.5 miliardë dollari i kushtoi biznesmenit amerikan Malkolm Glejzër blerja e Mancester Junaitid, më 8 qershor 2005, për të blerë 75 për qind të aksioneve, të njërit prej klubeve më të mëdha në Angli dhe të më të pasur në Britani. Njujorkezi Glejzër, 79 vjec, i cili kontrollon disa biznese të fuqishme në Amerikë, dhe vecanërisht në industrinë ushqimore, ka pjesën e luanit në Tampa Bay Bukaners, skuadëre Floridës që merr pjesë në Ligën Amerikane të Futbollit. Familja Glejzër renditet e 160-ta për nha pasurua në Shtetet e Bashkuara me një pasuri që i kalon të 2 miliard dollarët. LIVERPULI: Liverpuli, klubi anglez i themeluar në vitin 1892 dhe më i sukseshmi në Ligën e Kampioneve (5 trofe), tashmë është pronë e amerikanëve, Xhorxh Xhilet dhe biznesmeni nga Dallasi, Tom Hiks. Dy multimilionerët amerikanë e blenë Liverpulin për 432.9 milion dollarë, më 6 shkurt 2007. Xhilet ka në pronësi ekipin më të famshëm kanadez të hokeit në akull, Montreal Hockey, si dhe zotëron disa stacione televizive në Shtetet e Bashkura. Tom Hiks nga ana e tij kishte blerë më parë (1995) "Dallas Star" një skuadër hokei në shumën e 82 milion dollarëve si dhe ka në zotërim edhe Teksas Rejnxhërs. ASTON VILA: I mësuar të ketë në pronësi klube futbolli, biznesmeni amerikan Randolf Lerner (45 vjec), pronar i Kleveland Broun qysh nga tetori i vitit 2002, bleu në vitin 2006 klubin anglez Aston Vila. Pasuaria e tij vlerësohet në 1.6 milionë dollarë. Aston Vila e themeluar në vitin 1874, fitues i Ligës së Kampioneve në vitin 1982 u shit në vlerën e 62 milion dollarëve për 60 për qind të aksioneve të blera nga Lerner. Më 5 shtator 2006, Lerner bleu edhe një pjesë tjetër të aksioneve duke pasur kontrollin e plotë të klubit me 85 për qind. Randolf Lerner, sipas Forbes, është i 618-ti më i pasur në botë. TE TJERET Mohamed Al-Fajed Biznesmeni miliarder egjiptian, Mohamed Al-Fajed, është pronari i Fulhamit që nga viti 1997. Fajed është pronari i dyqaneve "Harrods" dhe është i njohur si babai i Dodit, të dashurit të princeshës angleze, Diana. Që ty vdiqën në aksidentin e Parisit. Taksin Shinavatra Ish-kryeministri i akuzuar për korrupsion i Tajlandës, Thaksin Shinavatra, i cili qëndron në Londër si azilant, është pronari i Mancester Sitit. Shinavatra, i cili dështoi në blerjen e Fulhamit dhe më pas të Liverpulit, pagoi 81.6 milion sterlina.