E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starova: “ Donatorët më prenë në besë”

"Unë do të jem një trajner fitues pasi gjithkund ku kam shkuar kam fituar, edhe për një muaj tek Tirana fitova Superkupën, por ajo që të gjithë ju e morët vesh ishte një prerje në besë nga donatorët". Ish-trajneri iI Tiranës Sulejman Starova ka sqarur sot gjithcka që ka të bëjë me largimin e tij nga ekipi kampion i Tiranës. Në një konferencë për shtyp "Bbobi" ka treguar "pucin" që I bënë donatorët duke e larguar nga drejtimi I skuadrës ku vetëm një ditë më parë e kishin votëbesuar që të drejtonte kapionët në fuqi të paktën deri në fund të kampionatit. Në këtë dalje të fundit publike për sqarimin e situatës së pushimit nga detyra e trajnerit, Starova ka thënë se shkarkimi I tij ishte I padrejtë dhe ka akuzuar drejtëpërdrejtë donatorët për " tradhti" pasi sipas tij nuk iu dha kohë e mjaftueshme për të treguar vlerat e vërteta të tijat dhe të ekipit që drejton. Sipas Starovës, tek skuadra e Tiranës ka një mijë e një probleme dhe për të mbydhur këtë plagë gjendet një zgjidhje aspak e dobishme për të larguar trajnerin. Sipas Starovës në katërshen donatore që drejton Tiranën ka mosmarrëveshje të mëdha që lidhen me pjesët e privatizimit, shitjen e biletave, dhe parapëlimet për trajnerët. Sulejman Starova ka thënë në mënyrë të qartë se nuk e priste aspak një veprim aspak korrekt nga drejtuesit të cilët krejt në mënyrë të papritur e kanë larguar pa e njoftuar fare dhe lajmin e ka marrë vesh nëpërmjet mediave, pastaj ka qënë telefonata e bërë nga vetë ish trajneri Starova me donatorin që e përjashtoi, Halilin I cili sipas Starovës ka qënë ai shkaku I largimit të tij. Ata më parë duhet të më kishin njoftuar mua pastaj median, u treguan sapak korrekt. "Megjithëse ai ka mohuar gjithcka pas telefonatës së bërë nga trajneri, Starova ka theksuar se logjikisht ka qënë Halili ai që e largoi. Ai iku dhe u rikthye, duke më larguar mua, dhe logjikisht del që ai nuk më ka dashur dhe nuk më ka besuar duke firmosur edhe shkarkimin tim nga kjo detyrë. Padashur lind pyetja si mund të ndollë kjo që para një dite ka qënë ai që më dha besimin e tij më të madh duke më thënë se nuk do të ndërrohen trajneriët? Por si ka ndodhur gjithmonë tek Tirana këto vitet e fundit,faktet flasin vetë.Duhet të angazhoheni të gjithë që të arrini rezultatet maksimale me qëllim që të përmbushim objektivat e vëna nga klubi me rastin e fillimit të sezonit të ri". Ish trajneri ka theksuar se nuk I është lënë kohë që të tregojë vetën pasi sipas tij ai kishte lidhë besë edhe me lojtrët për të bërë të pamundurën që të rregullonin situatën e krijuar. Sipas Starovës nuk ka faj as ekipi sepse lojatërt janë të lodhur nga kombëtaret dhe nga ndeshjet e Champions dhe Supërkupës dhe asnjë prej tyre nuk kishte ardhur akoma në formën më të mirë të tij. Gjithca ka ndodhur pas zënkave dhe mosmarrëveshjeve që kanë donatorët mes tyre dhe me qëllim për të mbyllur këtë plagë të madhe që është tek ekipi I Tiaranës u pa më e drejtë nga ana e Donatorëve që të më largonin mua" Sipas trajnerit ka shmuë probleme që e shqetësopjnë sot ekipin dhe për të gjitha fajet ka akuzuar drejtëpërdrejtë donatorët të cilët nuk janë treguar aspak korrekt me dhënien e premiove dhe të cmimeve të fituara nga futbollistët, në skuadër ka disa futbollistë që trajtohen ndryshe nga të tjerët" ka përfunduar Starova. "Nuk kishin pse të më largonin kur ishte vetëm fillimi I kampionatit, dhe në një kohë record unë e solla një trofe, si mund të më shkarkonin ur një ditë më parë më votëbesojnë për të drejtuar skuadrën? Pra e gjitha kjo tregon për situatën që është krijuar me donatorët e Tiranës, dhe të gjitha këto probleme krijohen pasi nuk ka një president të vetëm që të marrë të gjitha vendimet pa ndërhyrjen e kujt, e gjithë kjo që më bënë mua lë shumë dritëhije për arësyet e largimit tim" deklaroi Starova. Për punën e kontaratës ai ka thënë se nga klubi do të kërkojë që të gjitha detyrimet t'I jepen në të kuindërt do u drejtiohet dyerve të gjykatës. "Nuk kishin pse të më shkarkonin mua për problemet e tyre, ata janë në krizë totale, që lidhen me shumë probleme" Por edhe një herë në fund të konferencës- Starova tha se kjo që më bënë mua ishte dicka shumë e turpshme nga mënyra sesi u bë dhe përsa këta dinatorë të jenë në krye të skuadrës, unë asnjëherë nuk do të jem trajner i Tiranës.
Pergatiti : Sokol Paja

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›