Ronaldo akuzohet nga një marangoz

Telashet për yllin e Mancesterit nuk kanë të sosur. Pas orgjisë me pesë prostituta, një tjetër skandal e ka vendosur anësorin e "Djajve të kuq", Kristiano Ronaldo, në qendër të medias britanike. Një tifoz i Evertonit e ka akuzuar në polici Ronaldon për një sulm gjatë ndeshjes Everton-Mancester në "Gudison Park", ku sipas marangozit Kolin Lojd, krahu i tij ishte thyer gjatë sulmit të kryer nga Ronaldo. "Unë pata dhimbje torturese. Unë nuk e di nëse do të jem në gjendje për të punuar për një kohë të shpejtë. Nuk mund ta besoj se ka ndodhur kjo. E vetmja gjë që po bëja ishte të merrja topin kur ai doli jashtë fushës". Kristiano Ronaldo e shtypi tifozin e Evertonit jashtë paneleve të reklamave.