Ferideja, kartat e identitetit dhe Mero
Edmond Arizaj
Po marr për një moment atributet e Presidentit Bamir Topi dhe po firmos për lirimin e Feridesë. Çdo të ndodhë më tej? Si do të mundet plaka të ushqejë nipërit jetimë? Shumica e atyre që po përgjërohen e po firmosin për lirimin e saj, kanë kërkuar nga Presidenti lirimin e saj nga burgu; sepse është plakë, sepse ka dy nipër jetimë, që s'ka kush i ushqen, sepse ka mbjellë bimë narkotike vetëm për jetesë (!), sepse ajo ka mbjellë pak e është në burg, ndërsa ata që kanë mbjellë shumë, janë jashtë.
Me radhë.
Sa pleq e plaka ka në burgjet shqiptare? Shumë, madje edhe të plakur aty brenda. Pse duhet të privilegjohet Ferideja? Ka në burgje gjithfarësojesh, me fëmijë jetimë e pa bukë në mëngjes në drekë e në darkë, ka me fëmijë të lindur në burg, e që ende se kanë parë diellin pa hekura, ka me fëmijë që kanë mbetur vetëm me burrin pijanec e të papunë... Çdo femër në burg ka historinë e saj. Ka dhe njerëzit e saj që i ka lënë jashtë. Ka dhe pendimin e saj. Ka dhe moshën e saj. Ndonjëra edhe sa Ferideja. Megjithatë zoti President, po mundët lirojeni Feridenë.
Arsyetimi tjetër i çuditshëm është se në shtëpi, Ferideja ka dy nipër jetimë që s'ka kush i ushqen. E nëse ajo del nesër, me çfarë do t'i mbajë? Çfarë mund të sigurojë më shumë Ferideja, shumë plakë, përveç pensionit të saj, i cili edhe tani mund të tërhiqet nga fëmijët? Ky lloj arsyetimi duket shumë i vakët, megjithatë zoti President po mundët lirojeni Feridenë.
Bimë narkotike vetëm për jetesë nuk mbillen. Mund të mbillen domate, qepë, hudhra, speca, sallatë e të mblidhet lakër e të shiten në treg. Këto janë sa për të mbajtur frymën gjallë, me mundim, me shumë mundim. Ndërsa bimë narkotike vetëm për jetesë, është pak e çuditshme, sepse mendimi i parë që të vjen në mendje është se dikush tjetër është bërë "sebepi" për ta mbjellë, ndoshta edhe duke paguar ndonjë këst. Megjithatë, zoti President po mundët lirojeni Feridenë.
Ka dhe nga ata që thonë se shteti u mor me Feridenë, peshkun e vogël, dhe jo me peshqit e mëdhenj. Sipas kësaj mendësie, i bie që të gjithë ata që janë në burg për plagosje, të lirohen, sepse ata që kanë vrarë ende nuk janë kapur. Apo ata që mbjellin hashash në oborr të lihen të qetë, sepse ata që kanë platancione janë ende të lirë. Megjithatë zoti President, po mundët lirojeni Feridenë, pavarësisht krijimit të precedentit.
Do të bëni atë që në gjuhën popullore quhet "sevap" ndërsa në gjuhën tuaj quhet falje. Por ndoshta do të ishte njëqind herë më mirë, që të influenconi për mirërritjen e nipërve të saj. Sepse besoj se askush në Shqipëri që u njoh me Feridenë, pas interesit politik apo dhimbjes njerëzore, nuk do të donte të mësonte që ata, pas vdekjes së gjyshes, kanë marrë udhë "të ligë". Një aksion qytetar, por qoftë edhe politik, për të ndihmuar fëmijët jetimë të kësaj gjysheje do të ishte më i sinqertë se përpjekja për të nxjerrë Feridenë nga burgu dhe për t'i lënë sërish ata në mjerimin e tyre.
Kartat
Në një rrëmujë totale, qeveria lajmëroi për nisjen e procedurave për kartat e identitetit dhe për pasaportat biometrike. Në kaq vite pritëm që ky lajm të na vinte thjesht, pa gjëmime e pa kërcënime, pa u shitur si arritje, e pa na detyruar e shtrënguar. Por jo; qeveria shqiptare nuk zhgënjen. Asnjë lloj ndjese që ky proces nuk ka ardhur më parë, megjithëse janë mbajtur konferenca e fjalime për këtë punë. Ne qytetarët as kemi të drejtë të kërkojmë llogari, por përveç kësaj duhet të nxitojmë sepse shumë shpejt mund të na kërkojnë ata llogari, me anë të sanksioneve. Ku shkoi liria ime e veprimit? Gjëmuan televizionet për nisjen e aplikimeve, për pullat që mbaruan, për radhët që u shtuan, a thua Mehmeti po nisej sërish për Krujë, sipas Godos. E përpos këtyre, punët janë bërë me laps në dorë. Administratës shtetërore i mbahet taksa drejt e nga rroga, pra do s'do do të shkojë të marrë kartën, do s'do do të shkojë të votojë. E me këtë rast paguan edhe për familjarët e tjerë votues në shtëpi, pa pasur nevojë të shkojë në radhë në postë (shih ç'lehtësim). Pra buxhetorët, jo të paktë, së bashku me familjarët e tyre, aspak të paktë, u bënë votues, dashje pa dashje. Dhe premisat janë të votojnë partinë në pushtet, pikërisht për të mbetur në punë. Kush e ka "të zorshme" të shkojë deri në postë? Një pensionist, një fshatar, një student, apo edhe një gjimnazist. Tek e fundit ato sanksionet edhe nuk i dëmtojnë shumë tani afër. Këto vota natyrisht që nuk i hyjnë në punë maxhorancës, sepse e ka kundër shumicën.
Mero
Thotë një fjalë shqiptare: Po të flesh me qentë, zgjohesh me pleshta.