E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli me gratë e biznesit: Kuvendi i hapur për ju

 

"Ky Kuvend gjatë këtyre viteve është transformuar në konceptin e tij dhe është hapur për të gjithë. Ndaj mendoj, se ky partneritet, bashkëbisedim i hapur, i sinqertë, mes politikës dhe biznesit, vetëm se ndihmon për një perspektivë dhe afrim me biznesin" - deklaroi Kryetarja e Kuvendit. Drejtoresha e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Filloreta Faber, falenderoi veçanërisht Kryetaren e Kuvendit për takimin e parë të këtij lloji me gratë biznesmene, si dhe vlerësoi angazhimin dhe gatishmërinë e zonjës Topalli në mbrojtje të grave". Kryetarja e Komitetit të Grave në Biznes, Olimbi Ibrahimi tha se është në nderin e këtij komiteti, që promovon nismat për vitin 2009 para Kryetares Jozefina Topalli dhe në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, ku është tempulli i fjalës së lirë. Është fat dhe privilegj për ne gratë që drejtojmë dhe menaxhojmë biznese, që në krye të Parlamentit, kemi një grua, e cila na kupton dhe na mbështet, ne grave të sukesshme, por dhe ato në nevojë". Zonja Ibrahimi i propozoi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, që fondi i Komitetit Filantropik të Dhomës Amerikane të Tregtisë, të shkojë në fushatën për bamirësi dhe grave në nevojë, fushatë e cila do të drejtohet nga Kryetarja e Kuvendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›