Raporti: Politika ndërhyn te gjyqësori për pronësinë
Edhe pse me nota pozitive, raporti i Heritage, fondacionit për liritë ekon-omike në SHBA, vazhdon të ngelë në klasë qeverinë shqiptare për pronat dhe korrupsionin. Sipas raportit, të drejtat e pronësisë janë të varfra dhe korrupsioni i përhapur. "Pastrimi i parave është një problem i dukshëm në ekonominë me bazë paratë kesh. Pikët e ulëta të së drejtës së pronës janë rezultat i ndërhyrjes politike në gjyqësor, që çon në mosforcimin e ligjit".
Raporti
Liria e ekonomisë në Shqipëri ka mbledhur 63.7 pikë, duke e bërë ekonominë e vendit të 62-ën ndër më të lirat në raportin e vitit 2009. Niveli i lirisë së ekonomisë është rritur me 1.3 pikë gjatë vitit të kaluar dhe ka shënuar përmirësime në tre prej dhjetë lirive. Shqipëria është renditur e 27-ta më e lira mes 43 vendeve në rajonin evropian. Duke e krahasuar, niveli i lirisë në Shqipëri është i njëjtë me atë të vendeve të tjera të Ballkanit në zhvillim, si Kroacia dhe Maqedonia. Liria fiskale, liria e investimit dhe liria financiare, renditen dukshëm më lart se nivelet tipike të vendit. Shqipëria së fundmi ka miratuar një taksë të sheshtë prej 10 për qind për individët dhe për taksat e korporatave, dhe qeveria ka fokusuar për zhvillimin një strategji ekonomike që nxit rritjen e drejtuar nga sektori privat. Megjithatë, pikët mesatare të Shqipërisë ulen nga të drejtat e varfra të pronës dhe korrupsioni i përhapur. Pastrimi i parave është një problem i dukshëm në ekonominë me bazë paratë kesh. Pikët e ulëta të së drejtës së pronës janë rezultat i ndërhyrjes politike në gjyqësor, që çon në mosforcimin e ligjit. Liritë ekonomike të Shqipërisë renditen mbi mesataren në botë dhe pikët e saj janë rritur me shpejtësi gjatë viteve, një arritje e rëndësishme në një rajon të karakterizuar nga fragmentarizmi politik dhe jo-stabiliteti.
Renditja e 10 kategorive nga 0 në 100 pikë
Liria e biznesit 67.0
Me gjithë disa përmirësime, liria e biznesit në Shqipëri mbetet e ndrydhur nga një rregullore e rëndë ambienti. Për nisjen e një biznesi duhen tetë ditë, krahasuar me mesataren botërore prej 38 ditësh, por për marrjen e një licence biznesi duhen 24 procedura, krahasuar me mesataren vjetore prej 18 procedurash dhe rreth 100 ditë më shumë se mesatarja vjetore me 225 ditë.
Liria tregtare 75.8
Sasia e tarifës mesatare në Shqipëri në vitin 2005 ishte 7.1 për qind. Taksat e importit mund të përdoren për të vlerësuar vendosmërinë e qeverisë për çmime në një treg të drejtë për mallrat. Kapaciteti i papërshtatshëm i tregtisë si dhe burokracia administrative mund të vonojnë tregtinë dhe të rrisin koston. Dhjetë pikë u ulën nga liria tregtare e Shqipërisë nga llogaritja e barrierave të pa-tarifa.
Liria fiskale 92.8
Shkalla e taksës konkurruese të Shqipërisë shton stimulin për sipërmarrje dhe punonjës. Në qershor 2007, qeveria aprovoi një paketë fiskale që përfshin të ardhura nga taksa e sheshtë personale dhe korporate prej 10 për qind, që hyri në fuqi më 1 qershor 2007 dhe 1 janar 2008 respektivisht. Taksa të tjera përfshijnë taksën e vlerës së shtuar (TVSH), një taksë të pronës dhe një taksë indirekte. Në vitet e fundit, të ardhurat mesatare të taksave si përqindje të GDP-së ishin 22.9 për qind.
Përmasat e qeverisjes 75.6
Shpenzimet totale qeveritare, përfshirë harxhimet dhe transferimet e pagesave janë mesatare. Në vitet e fundit, shpenzimet qeveritare arritën 28.5 për qind të GDP-së. Qeveria ka rigjallëruar përpjekjet e saj për të privatizuar më tej sektorin e sigurimeve dhe të energjisë dhe të shkarkojë aksionet e saj të mbetura në operatorin kombëtar të telefonisë së lëvizshme.
Liria monetare 79.6
Inflacioni është relativisht i ulët, me mesatare 2.7 për qind mes 2005 dhe 2007. Qeveria vazhdon të mbikëqyrë çmimet nëpërmjet agjencive rregullatore dhe 10 pikë i janë ulur Shqipërisë nga arritjet e lirisë monetare për të ndrequr këtë.
Liria e investimeve 70.0
Firma vendase dhe të huaja trajtohen në mënyrë të barabartë përpara ligjit, dhe pothuajse të gjithë sektorët janë të hapur për investimet e huaja. Toka e agrikulturave nuk mund të blihet nga investitorë të huaj, por mund të merret me qira për deri në 99 vjet. Të huajt mund të blejnë pronë tregtare nëse investimi i propozuar vlen tri herë sa çmimi i tokës. Nuk ka kufizime mbi pronësinë e tokës nga të huajt. Të huajt mund të kenë edhe 100 për qind pronësi të kompanive shqiptare dhe largimi monetar nga vendi është i ligjshëm. Banorët dhe jo-banorët mund të mbajnë llogari në monedhë të huaj. Shteti mund të konfiskojë një investim apo pasuri për qëllime të interesit publik, por ka kushte legale për kompensimin. Rregulloret jo transparente, burokracia e paaftë dhe korrupsioni diskurajojnë investimet e huaja.
Liria financiare 70.0
Sektori financiar i mirëkapitalizuar në Shqipëri është rritur me shpejtësi vitet e fundit. Sistemi bankar është shumë i dominuar nga bankat e huaja, të cilat llogariten në rreth 90 për qind të vlerave totale në 2007-ën, krahasuar me rreth 50 për qind në 2003. Në 2007 ishin 17 banka, nga të cilat 15 në pronësi të të huajve apo me aksione të përbashkëta. Rritja e pranisë së bankave të huaja ka rritur konkurrencën dhe ka zgjeruar shërbimet e mundshme. Përforcimi i rregullores financiare mund të jetë i dobët, por pavëmendja e sektorit financiar jo bankar është konsoliduar në një trup të vetëm. Një ligj i ri bankar hyri në fuqi në vitin 2007 dhe mbikëqyrja është forcuar. Shqipëria ka vendosur një zyrë të re krediti në janar 2008. Qeveria ka ndarë "Tirana Stock Exchange" nga banka qendrore, por tregu i rezervave mbetet inaktiv dhe deri tani nuk ka asnjë aksioner.
Të drejtat e pronës 30.0
Sistemi i drejtësisë në Shqipëri e zbaton ligjin në mënyrë të dobët dhe është një nga institucionet më të njollosura. Gjykatësit shpesh caktohen pikërisht për arsye politike dhe mund të jenë të korruptuar. Krimi i organizuar është pengesa më e madhe për efektivitetin e administrimit të drejtësisë. Gjykatësit janë subjekt kanosjeje, presioni dhe reformat në juridik mbeten shumë të ngadalta. Mbrojtja e të drejtës intelektuale është e dobët dhe dhunimi i të drejtës së autorit dhe markës është i zakonshëm. Të drejtat e tokës janë të papërcaktuara, sidomos në zonat bregdetare dhe 70 për qind e çështjeve civile në gjykata përfshijnë debatet për pronat.
Liria nga korrupsioni 29.0
Korrupsioni është shumë i përhapur. Shqipëria renditet e 105-ta nga 179 vende në raportin e perceptimit të korrupsionit të "Transparency International" për vitin 2007, një përmirësim shumë i vogël krahasuar me vitin 2006. Korrupsioni përshkon të gjithë sektorët dhe nivelet e qeverisë. Shqipëria është një vend i madh tranziti për trafikun e armëve, narkotikëve, kontrabandës dhe njerëzve.
Liria e punës 47.2
Rregullat e ashpra të punësimit pengojnë zhvillimin e një tregu më vibrant pune, që mund të prodhojë më shumë rritje në produktivitet. Pushimi i një punonjësi të tepërt ka kosto relativisht të kushtueshme. Kostoja e lartë e pushimit të punëtorëve është mosbindëse për kompanitë që mund të rrisin punësimin.