Vila Vodafone mjedisi festiv më i bukur
Viti i Ri 2009 tashmë ka marrë rrjedhën e vet natyrale dhe vetëm tek-tuk dallohen ende shenjat e zbukurimeve dhe dekoracioneve, që për javë të tëra ndriçuan dhe inspiruan banorët e kryeqytetit me atmosferën festive. Por surpriza më e këndshme festive për banorët e Tiranës u servir në rrjetin e dyqaneve “Vodafone” dhe sidomos në qendrën e tyre tek ish-Blloku dhe që njihet nga të gjithë me emërtimin Vila Vodafone. Dekorimi i saj impresionues ishin fryt i punës mjeshtërore të kompanisë së marketingut Le Spot Productions Albania. Fundviti 2008 ishte përgatitur me mjaft kujdes nga kompania më e madhe celulare në Shqipëri dhe qëllimi ishte, që Vila Vodafone të kthehej në pikën më të bukur në kryeqytet dhe në të njëjtën kohë në qendrën e interesit të kryeqytetasve për përjetësuar kujtimet e festave në fotografi të panumërta poshtë pemës më të bukur të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe për të përfituar nga ofertat dhe dhuratat e panumërta të ofruara nga rrjeti i dyqaneve Vodafone.