Në qershor përfundon TEC-i i Vlorës
Në qershor pritet të përfundojnë punimet për ndër-timin e termocentralit në Vlorë. Sipas burimeve nga KESH, deri tani ka përfunduar aktiviteti i projekt-zbatimit të detajuar të veprës, përfshirë projektin e zbatimit për paketën e turbinës së gazit, të kaldajës, të turbinës së avullit, të kondensatorit duke koordinuar inxhinjeringun e anës elektrike, mekanike dhe të kontroll monitorimit për të gjitha këto agregate. Gjithashtu kanë përfunduar edhe projektet e zbatimit elektrik, mekanik, të kontroll-monitorimit për gjithë TEC-in, si dhe projektet e zbatimit të punimeve në det. Vlera e këtij projekti arrin në 92 milionë euro dhe financohet nga Banka Botërore dhe BERZH. Projekti për TEC-in e Vlorës, që ka nisur të zbatohet në 1 shtator 2007, përfshin nënstacionin e ri të Babicës dhe disa objekte të tjera.