Fermerët bllokojnë punimet për autostradën Levan-Tepelenë
Banorët e zonës së Levanit dhe Frakullës, pronat e të cilëve preken nga rruga Levan-Tepelenë, nuk kanë lejuar vijimin e punimeve në autostradë. Ata nuk kanë lejuar asnjë mjet teknologjik apo punëtor të firmës që t‘u afrohet tokave të tyre. Sipas fermerëve, janë hasur disa probleme me shpronësimet. Kështu dhjetëra syresh ankohen se nuk e kanë gjetur emrin në listat e shpronësimeve. Ndërkohë që një pjesë e madhe, që i kanë emrat në lista, ankohen se do të shpronësohen për një sipërfaqe më të vogël nga ajo që kanë në të vërtetë. Po ashtu, banorët e Levanit dhe Frakullës, kundërshtojnë çmimin e shpronësimeve që po aplikohet për ta që prej një viti. Ata janë shprehur se punimet në autostradë nuk mund të nisin nëse për ta nuk zgjidhet çështja e shpronësimeve. "Mua autostrada më kalon në tokën që kam edhe me Hipotekë. Unë nuk e kundërshtoj rregulloren e shtetit për të mos lejuar rrugën që do të ndërtojë, por shpronësimin që më mohon ky shtet. Kam në pronësi 10 mijë metra katrorë dhe më është vënë në listën e shpronësimeve sipërfaqja e 500 metrave katrorë. Kjo është një vjedhje e hapur që po bëhet me ne", thotë Fadil Saliu, banor i Levanit.
Nga ana tjetër, kreu i Komunës së Frakullës, Viktor Cervanaku, në një dalje publike ka hedhur poshtë pretendimin e shumë banorëve të komunës që ai drejton, duke thënë se asnjë fermer nuk ka mbetur pa u futur në listën e shpronësimeve. Sipas Cervanakut po zbatohen vendimet e qeverisë dhe ai mbështet fermerët e zonës së tij vetëm për pretendimin e çmimit të shpronësimeve dhe jo për pretendimet e tjera. Kreu i Komunës Levan, ku afro 120 fermerë preken nga autostrada, ka pohuar se është në negociata me Ministrinë e Transportit, për të zgjidhur problemin në fjalë.
Prej një viti, 870 fermerët e Levanit dhe të Frakullës po kundërshtojnë çmimet e shpronësimeve, që ata i cilësojnë shumë të ulëta. Fermerët thonë se toka e tyre është vlerësuar sikur të ishte moçal dhe jo tokë bujqësore e kategorisë së parë, siç edhe rezulton të jetë.
Peticioni
Shpronësimet, probleme
edhe në unazën e Fierit
Bashkia e Fierit, me investimet e saj, ka prekur pronat e rreth 180 banorëve të qytetit, por ndonëse kanë kaluar rreth tre vjet ende nuk i ka shpronësuar ata. Banorët i kanë dërguar peticion qeverisë dhe kanë kërcënuar se do të bllokojnë unazën e qytetit të Fierit deri në zgjidhjen e problemit. Në departamentin juridik të bashkisë, kreu i zyrës juridike, Luan Çala, pranon vonesën e gjatë të shpronësimeve, por shpjegon se kjo ka ardhur si shkak i procedurave të parashikuara me ligj si dhe afateve të gjata që ky i fundit lë në dispozicion të procesit. Bashkia, sipas juristit Luan Çala, e ka përfunduar këtë procesi dhe është Ministria e Brendshme ajo që duhet të miratojë vendimet e bashkisë. Janë 180 banorë të Fierit, të cenuar në pronat e tyre, pas zbatimit të investimeve që bashkia ka kryer për ndërtimin e rrugëve dhe lulishteve. Vlera e shpronësimeve kap shumën e 27 milionë lekëve, ndërkohë që duhej të ishte shpërndarë që nga viti 2006. Bashkia e Fierit konfirmon zyrtarisht se nga 180 pronarë të cilëve u është prekur prona, vetëm 36 kanë hyrë në listën e shpronësimeve. Kjo sepse vetëm 36 pronarë kanë pasur të rregullt dokumentacionin e dorëzuar për të përfituar nga shpronësimi.