Vodhën "Kurum"-in, arrestohen dy turq
Akuzat për korrupsion, që janë bërë nga vetë drejtuesit e firmës "Kurum Internacional" në qytetin e Elbasanit, kanë çuar në pranga dy shtetas turq. Drejtori administrativ i kësaj shoqërie, Koray Izytonoglu, ka bërë të mërkurën kallëzim penal për dy specialistë të kompanisë "Kurum" në filialin industrial në territorin e ish-Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit. Kallëzimi penal i bërë nga Izytonoglu lidhet me paraqitjen e situacioneve të rreme dhe të falsifikuara që i përkasin muajit maj të një viti më parë dhe periudhës në vazhdim, nëpërmjet së cilave janë përfituar në mënyrë abuzive rreth 150 mijë euro.
Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit është bërë ndalimi i 31-vjeçarit Murat Gunderdi, me shtetësi e kombësi turke, banues në lagjen "Emin Matraxhiu", me detyrë inxhinier pranë firmës turke "Kurum", dhe Mustafa Turgul 45 vjeç, po turk dhe banues në lagjen "Hekurudha" të qytetit të Elbasanit, me detyrë përgjegjës investimesh pranë së njëjtës firmë, "Kurum".
Sipas burimeve të sigurta të policisë, mësohet se denoncimi i drejtorit të "Kurum" është dorëzuar që pasditen e së mërkurës, por nuk është bërë publik deri në momentin e vërtetimit të akuzës ndaj tyre. Të njëjtat burime konfirmojnë se 31-vjeçari Gunderdi është arrestuar në orët e paradites së djeshme, ndërsa kolegu i tij, 45 vjeçari Turgul, është ndaluar nga ana e policisë pasdite, rreth orës 16:00.
Akuza ka ardhur nga drejtuesi i kompanisë turke, "Kurum International", pas analizës vjetore dhe bilanceve ekonomiko-financiare që janë bërë nga auditi i kësaj firme. Pikërisht dokumentacioni i arkivuar prej dy specialistëve turq për përgatitjen e analizës vjetore ka nxjerrë në pah falsifikimet e plan-situacioneve dhe preventivave të ndryshme të kryera nga inxhinieri dhe përgjegjësi i investimeve, të servirura nga persona apo subjekte private brenda dhe jashtë kësaj kompanie.
Përllogaritjet e auditit në kompaninë turke kanë nxjerrë se abuzimet e kryera nga secili prej të arrestuarve kapnin vlerën e rreth 150 mijë eurove. Mësohet se 31-vjeçari Gunderdi, me profesion inxhinier, ka qenë më parë drejtor i kësaj kompanie në Elbasan, ndërsa 45-vjeçari Turgul punon në sektorin e investimeve.
Pas kallëzimit të bërë nga drejtori aktual, Koray Izytonoglu, ka qenë Sektori i Luftës Kundër Krimit Ekonomik në policinë e Elbasanit, që ka kryer hetimet e para në bazë edhe të dokumentacionit zyrtar të ofruar nga drejtuesit e firmës turke. Të dy specialistët turq, që jetojnë prej vitesh bashkë me familjet e tyre në qytetin e Elbasanit, tashmë ndodhen në dhomat e paraburgimit të policisë, por veç e veç, në pritje të vendimit për masën e arrestit nga gjykata, që mund të bëhet paraditen e sotme. Ndërkohë, materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit për hetime të mëtejshme për veprat penale "Mashtrim i kryer në bashkëpunim" dhe "falsifikim dokumentesh i kryer në bashkëpunim".
Ky është rasti i parë që drejtuesit turq të "Kurum" denoncojnë për korrupsion bashkatdhetarë të tyre.