Sigurimi kufitar, tani do të mblidhet nga shteti

11/05/2005 Shoqëritë e sigurimit kanë rënë dakord për ndarjen e përqindjeve që do të vijnë nga shitja
Som: “Të ardhurat nga primet do të ndahen në bazë të përqindjes që zenë shoqëritë në treg dhe që është llogaritur mbi bazën e të ardhurave që ka patur çdo shoqëri në 2004-ën, por më përpara do të zbritet vlera e dëmit si dhe TVSH–ja e pjesa që mbetet do t’i ndahet shoqërive”
Duke filluar nga 15 maji, primi i sigurimit i detyrueshëm për t’u paguar në kufi nga automjetet me targa të huaja, do të mblidhet nga shteti. Marrëveshja “Pool”, e hartuar nga vetë shoqëritë e sigurimit, i jep të drejtë Byrosë Shqiptare të Sigurimit të hapë një agjenci me logon e vet në të gjitha pikat e kufirit dhe të shesë policën e sigurimit për llogari të të gjitha shoqërive të sigurimit. Të ardhurat do të ndahen sipas përqindjes që çdo shoqëri zë në tregun e sigurimeve, duke zbritur më parë të gjitha taksat dhe detyrimet që shoqëritë kanë karshi shtetit, “të ardhurat nga primet do të ndahen në bazë të përqindjes që zenë shoqëritë në treg dhe që është llogaritur mbi bazën e të ardhurave që ka patur çdo shoqëri në 2004-ën, por më përpara do të zbritet vlera e dëmit si dhe TVSH–ja, e pjesa që mbetet do t’i ndahet shoqërive“, ka sqaruar këtë proces Merita Xhafa, drejtoreshë e Këshillit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve. Kështu, sipas drejtoreshës Xhafa, nuk do të ketë më në të gjitha pikat kufitare agjentë të sigurimeve që sulen të sigurojnë klientë sapo ata kalojnë kufirin. “Ky proces do të kryhet me etikë dhe brenda të gjitha rregullave, ashtu sikurse ndodh në të gjithë botën”, thotë drejtoresha Xhafa. Sigurimi kufitar ofron mbrojtje për përdoruesit e mjeteve motorike të regjistruar në një vend të huaj, në momentin kur këto mjete hyjnë në territorin shqiptar dhe janë të papajisur me siguracion, ose të pajisur me siguracion që nuk mbulon përgjegjësinë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, edhe kur u skadon Kartoni Jeshil dhe ndodhen përsëri brenda territorit të vendit tonë. Mbrojtja që ofrohet është e njëjtë si ajo e ofruar nga sigurimi i brendshëm MTPL. Deri më sot, shoqëritë e sigurimit ishin të detyruara të kishin një agjenci të tyren në çdo pikë kufitare, për të shitur primet e sigurimit kufitar dhe ky proces kishte jo vetëm kosto, por dhe përballej me një konkurrencë të lartë. Pikërisht për problemet e shumta të evidentuara dhe nga autoritetet mbikëqyrëse dhe kontrolluese të këtij tregu, si Ministria e Financave dhe Autoriteti Mbikëqyrës i Sigurimeve, rezultuan në miratimin nga ana e tyre të kësaj marrëveshjeje “POOL”, e cila konkludoi me nxjerrjen e urdhrit përkatës nga Ministria e Financave.
Avantazhet e administrimit të shitjes nga shteti
1. Shmanget imazhi i keq që krijohej përpara të huajve në pikat e kalimit kufitar nga konkurrenca që shfaqej
2. Përmirësohet cilësia e shërbimit ndaj klientëve
3. Kostoja e shitjes dhe e administrimit në përgjithësi të policave, do të jetë më racional
4. Primi i sigurimit është e mundur të merret konform atij të përcaktuar nga Ministria e Financave
5. Trajtimi i dëmeve do të jetë më konsistent dhe më i vërtetë, pasi do të ndiqet e njëjta politikë
6. Trajtimi i dëmeve në mënyrë të qendërzuar, do të thotë që kostoja e trajtimit të ndahet midis shoqërive të sigurimit, të cilat do të mbrohen nga “fati i keq” i trajtimit të dëmeve shumë të mëdha në mënyrë të vetme
7. Mundësi e mbulimit me risigurim. Shoqëritë e sigurimit nuk e kryenin, por centralizimi e ofron këtë mundësi për të bërë të mundur mbrojtjen financiare nga dëmet e mëdha
101 raste
dëmesh të paguara në ‘04
16.255.000 lekë
vlera e dëmeve të paguara
15 shoqëri
sigurimi në treg
1 – 2 euro
pagesa ditore