E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lirohen nga gjykata shikasit fals

11/05/2005  TIRANË- Nuk është konsideruar vepër e rëndë penale. Për këtë arsye, Gjykata e Shkallës së Parë la të lirë dje dy të pandehurit Dëfrim Harizaj dhe Xhelal Shehu, akuzuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Sipas burimeve nga gjykata, dy të pandehurit mësohet të kenë qenë punonjës të SHISH-it dhe janë përjashtuar nga radhët e tij para disa kohësh. Por të ndodhur në kushte të tilla, dy shokët e ngushtë vazhdonin të përdornin me kartën e identitetit që përfaqëson këtë institucion. Para gjykatës, të pandehurit janë shprehur se kartat i kanë patur në xhep që në momentin kur janë larguar nga detyra dhe nuk i kanë përdorur. Por ndryshe ka deklaruar akuza, edhe pse kërkoi për ta masën e arrestit me detyrim për paraqitje. Dy të larguarit nga detyra janë zbuluar nga agjentët e krimit ekonomik të Komisariatit numër dy Tiranë. Atyre u është kërkuar karta e identitetit dhe, pasi është verifikuar, ka rezultuar e falsifikuar. Bëhet e ditur se të pandehurit kanë dashur të përvetësojnë titullin dhe detyrën shtetërore pa e patur këtë të drejtë. Dje në mesditë, dy ish-shikasit lanë prangat prapa për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

A.Çuka

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›