Fermerët, falja e kamatëvonesave për sigurimet, në mars skadon afati
Autori i Lajmit: Edlira Mema
Fermerët kanë kohë deri në mars të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për faljen e kamatëvonesave të pagesës së Sigurimeve Shoqërore.
Kështu, pas një vendimi të dytë të miratuar nga qeveria, vazhdon ende të shtrijë efektet ligji nr. 9986 i datës 11.09.2008, i cili favorizon të gjithë fermerët që nuk kanë derdhur ende detyrimet e Sigurimeve Shoqërore.
Ligji
Ky ligj fal këto detyrime dhe përfshin të gjitha këto kategori: “Për faljen e detyrimeve doganore dhe tatimore, detyrimeve të prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor të mjeteve dhe të taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve si dhe të gjobave dhe kamatëvonesave të papaguara të Sigurimeve Shoqërore të detyrueshme dhe shëndetësore”. Ky ligj, krahas faljes për subjektet që rezultojnë me detyrime, gjithashtu fal një pjesë të detyrimeve të biznesit të vogël, dhe të të vetëpunësuarve në bujqësi, me kusht që detyrimet për kontributet të arkëtohen brenda afatit të përcaktuar. Ky afat është brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Falen gjobat dhe kamatëvonesat e papaguara të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për:
-Personave të vetëpunësuar në bujqësi u falen 100 për qind e gjobave dhe 100 për qind e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të papaguara deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kusht që principalin e kontributit ta paguajnë po në të njëjtin afat. Në kuadër të miratimit të këtij ligji, favori që u bëhet fermerëve është i konsiderueshëm, dhe diktohet nga fakti që fermerët sigurojnë periudha të kaluara me ato masa kontributesh që kanë qenë në vitet respektive. Kjo do të thotë që fermeri mund të sigurojë periudha të mëparshme, që nisin nga 1.10.1993 me ato masa kontributesh të miratuara në vitet respektive, të cilat janë mjaft simbolike pa i ngarkuar këto masa me kamatëvonesa sipas viteve përkatëse. Ky favorizim diktohet nga gjendja akoma e pakonsoliduar e ekonomive fshatare, nga nevoja për rritjen e mëtejshme të kontribuesve në fshat dhe sensibilizimin e fermerëve për t u siguruar. Përfitimi nga sigurimi i fermerëve bëhet më konkret, dhe nga favoret që i jep legjislacioni i sigurimeve shoqërore në këtë fushë.
Derdhjet e kontributeve
Gjithsesi, numri i derdhjeve është rritur nga viti në vit. Nga informacionet e marra nga ISSH-ja (Instituti i Sigurimeve Shoqërore), rreth 70 për qind e fermerëve kanë derdhur kontributet e tyre, në sigurimet shoqërore. Nëse fermerët kanë 50 për qind të vjetërsisë në këtë skemë, kur plotësojnë moshën dhe vjetërsinë e përgjithshme, prej jo më pak se 35 vite, fermerët përfitojnë pensionin ashtu sikurse kontribuesit në qytet. Ndërsa fermerët që nuk e plotësojnë ½ e vjetërsisë në punë, si të vetëpunësuar në bujqësi ( këtu përfshihet dhe vjetërsia në punë që mund të kenë në ish- Ndërmarjet Bujqësore dhe shërbimi ushtarak), përfitojnë një pension të ndërmjetëm, ku pensioni i lidhur si pension kooperative bujqësore, rritet me 1 për qind për çdo vit të siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi.
Ja shumat e pagesës në fshat ndër vite:
Nr. Vitet Masa vjetore e kontributit për t`u paguar (lekë)
Zona fushore Zona malore
1 Nga 1.10.1993deri 31.12.1993 405 243
2 1994 1,620 972
3 1995 1,620 972
4 1996 1,620 972
5 1997 1,620 972
6 1998 1,620 972
7 1999 1,620 972
8 2000 1,620 972
9 2001 1,620 972
10 2002 3,890 2,335
11 2003 5,215 3,592
12
2004 6,951 4,790
13 2005 7,820 5,390
14 2006 9,455 6,223
15 2007 10,000 6,500
16 2008 12,000 7,800
Janë klasifikuar si zona malore dhe rrjedhimisht përfitojnë lehtësira më të mëdha, të vetëpunësuarit që ushtrojnë aktivitet bujqësor e blegtoral në rrethet, Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë e Tropojë.
Me pagesat e kontributeve të fermerëve përfitohen:
1. Të gjitha llojet e pensioneve ashtu sikurse të vetëpunësuarit në qytet, (pensione pleqërie, invaliditeti dhe familjare).
2. Shpërblim dhe lejelindje.
3. Sigurim shëndetësor ( vizita falas,shtrime në institucionet shëndetësore,rimbursime medikamentesh, ekzaminime falas, etj.).
Pra, një fermer mund të sigurojë periudha të prapambetura për 15 vite e 3 muaj (së bashku me sigurimin shëndetësor të vitit 2008), vetëm me një shumë prej 72.056 lekë, kur ushtron aktivitetin e tij në zona fushore dhe 46.665 lekë kur ushtron aktivitet në zona malore, duke përfituar nga ligji i sigurimeve shoqërore ashtu sikurse të vetëpunësuarit në qytet. Duhet theksuar se për këtë skemë fermeri paguan mesatarisht rreth 20 për qind të detyrimit kontributiv që paguan një i vetëpunësuar në qytet, pasi pjesën tjetër të detyrimit prej rreth 80 për qind e kompenson shteti. Për të pasur një përfytyrim sa më të qarte për favoret e konsiderueshme që paraqet kjo skemë, mund të themi se vetëm një lejelindje e përfituar nga një fermere është afërsisht e barabartë, me të gjitha shumat e paguara që nga fillimi i skemës (1.10.1993) e deri në fund të këtij viti. Po kështu, një fermer që paguan kontribute që nga 1.10.1993, paguan mesatarisht vetëm 8 për qind të shumës që paguan një i vetëpunësuar në qytet.
Me faljen e kamatëvonesave, përfitojnë rreth 185.000 fermerë me një vlerë të përgjithshme prej rreth 275.000.000 lekë.
Kriteret që duhet të plotësojë një fermer për t u siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi:
- të ketë aktivitet bujqësor dhe blegtoral
- të ketë tokë në pronësi ose të marrë me qira apo të tjetërsuar në favor të tij.
- të ketë qendrën e banimit në të njëjtin rreth ku ushtron aktivitetin bujqësor
- të mos jetë i siguruar në skema të tjera të sigurimit shoqëror.
Për më tepër drejtori i Drejtorisë së Kontributeve të ISSH-s, Naim Balluku, thekson:
“Pagesa e kontributeve mbas plotësimit të moshës për pension, ligjërisht nuk mund të bëhet. Për këtë sugjerojmë, sidomos fermerët afër moshës së pensionit, ta shfrytëzojnë këtë favor, ndryshe do të humbin një favor që nuk mund të përsëritet“
Moshat në prag të lindjes së të drejtës për pension, duke qenë të siguruar:
B U R R A T
DATELINDJA
MOSHA E DALJES NE PENSION
VITI I PLOTESIMIT TE MOSHES PER PENSION
1.7.1945 – 31.12.1945 63 e 6 muaj 1.7.2008-30.06.2009
1.1946 – 30.6.1946 64 1.7.2009-30.06.2010
1.7.1946 – 31.12.1946 64 e 6 muaj 1.7.2010-30.06.2011
1.1.1947 65 1.7.2011-30.06.2012
GRATE
DATELINDJA
MOSHA E DALJES NE PENSION
VITI I PLOTESIMIT TE MOSHES PER PENSION
1.7.1950 – 31.12.1950 58 e 6 muaj 1.7.2008-30.06.2009
1.1.1951 – 30.06.1951 59 1.7.2009-30.06.2010
1.7.1951 – 31.12.1951 59 e 6 muaj 1.7.2010-30.06.2011
1.1.1952 60 1.7.2011-30.06.2012
Ka pasur raste që disa fermerë janë kujtuar për t u siguruar, vetëm atëherë mbasi kanë plotësuar moshën për pension, lejelindje, ose mbasi janë bërë të paaftë për shkak sëmundjeje. Në këto raste ata nuk fitojnë.
Procedura për sigurimin e të vetëpunësuarve në bujqësi
Instituti i Sigurimeve Shoqërore për lehtësimin e procedurës për sigurimin shoqëror të të vetëpunësuarve në bujqësi, në çdo komunë ka inspektorë që merren vetëm me sigurimin e të vetëpunësuarve në bujqësi. Procedura që mund të ndjekë një fermer për t u siguruar është:
1. Merr takim me inspektorin e sigurimeve shoqërore në komunë, sipas njoftimit që i dërgohet në familje nga ky i fundit.
2. Merr informacionin e nevojshëm nga inspektori për masën vjetore të kontributeve, detyrimet që ka për efekt të sigurimeve shoqërore, përfitimet që i lindin nga ky sigurim dhe dokumentacionin që do të paraqesë.
3. Dorëzon te inspektori i të vetëpunësuarve në bujqësi, një certifikatë të gjendjes civile dhe një nga aktet që vërtetojnë kriteret e përcaktuara më sipër për t u siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi si:
- aktin e pronësisë mbi tokën ( certifikatë pronësie ), apo akte të tjera noteriale që vërtetojnë marrjen me qira apo tjetërsimin e tokës në favor të tij.
- vërtetim nga komuna që ka aktivitet bujqësor apo blegtoral
- certifikatë personale të gjendjes civile.
4. Mbasi dorëzon dokumentet e mësipërme, inspektori i sigurimeve shoqërore, plotëson urdhërveprimin për pagesën që do të bëjë fermeri.
5. Fermeri, me urdhërveprimin, paraqitet në degën e Postës Shqiptare apo bankave dhe paguan shumën e përcaktuar.
6. Me konfirmimin e pagesës, inspektori i sigurimeve shoqërore, pajis kontribuesin me librezën e sigurimit shoqëror dhe shëndetësor, që u jepet direkt nëpërmjet inspektorit të sigurimit të vetëpunësuarve në bujqësi. Në këtë mënyrë, fermeri konsiderohet i siguruar për të përfituar ato përfitime që jepen nga Ligji nr.7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Për të përfituar nga kjo masë e rëndësishme duhet të theksohet se Instituti i Sigurimeve Shoqërore në çdo bashki e komunë, ka strukturat e tij për t u dhënë sqarimet përkatëse qytetarëve dhe fermerëve, si dhe për të ndihmuar deri në përfundimin e procedurave të sigurimit apo përfitimeve të lindura. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në mënyrë sistematike ka publikuar skemën e sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi, si një skemë shumë e favorshme për fermerët, dhe me një financim të konsiderueshëm nga shteti. Në këtë kuadër, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përgjegjësinë institucionale dhe morale për sensibilizimin e popullsisë rurale që ka aktivitet bujqësor ose blegtoral, për t u siguruar, megjithëse nga pikëpamja financiare përmban një kosto për institucionin. Në këtë kuadër, duhet të sensibilizohen fermerët, në mënyrë që të sigurohen. Mospagimi në kohë i detyrimeve të sigurimeve shoqërore do të bëjë, që së bashku me detyrimet kundrejt sigurimeve shoqërore, do të paguhen dhe kamatëvonesa, për të gjithë periudhën e vonuar. Kamatëvonesat zënë 2 për qind të vleftës së vlerës së papaguar në muajin e parë të papaguar, dhe nga 1 për qind në çdo muaj tjetër pasardhës. Të gjithë jemi dëshmitarë, se të qenit të siguruar po kërkohet në çdo hap. Kërkohet të jesh i siguruar në institucionet shëndetësore, për të marrë një kredi në bankë, për të përfituar një vizë për udhëtim jashtë vendit etj. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka ngritur struktura në të gjitha territoret administrative, në komuna e bashki. Inspektorët e sigurimeve shoqërore në çdo kohë do të jenë të gatshëm për të informuar për detyrimet kontributive për çdo të vetëpunësuar në bujqësi, për përfitimet që rrjedhin prej tyre, dhe për ezaurimin e të gjithë procedurave që kërkohen. Tani pritet që të gjithë ata që nuk kanë derdhur kontributet e tyre, t i derdhin dhe të përfitojnë mospagimin e kamatëvonesës.
Ky lajm është publikuar: 08/01/2009