Ferrara: është pikërisht ky Juventusi që unë dëshiroj
Çiro Ferrara është i kënaqur në fund të ndeshjes me Kievon, e fituar 1-0 me një gol me kokë të Jakuintës gjatë pjesës së parë të ndeshjes. Për Juventusin nuk ishte një shëtitje. Në tentativat për barazim veronezët u treguan mjaft të rrezikshëm, duke krijuar shumë raste goli. Por karakteri i Juventusit, të atij që s‘heq kurrë dorë, që vuan dhe arrin të kalojë vështirësitë, nxori në pah anët më të mira kundër inatit të Kievos, të cilit në fund iu desh të dorëzohej, edhe pse duke luftuar deri në fund: "Nuk ishte ndeshje e lehtë, pranoi Ferrara. Ishim mirë gjatë pjesës së parë, ndërsa në të dytën ishim të lodhur dhe distancat nuk ishin më ato të duhurat. Kievo ngriti sulmin, ne u kthyem shumë pas dhe ata patën raste për të shënuar. Jam i kënaqur me rezultatin, sepse ishte shumë e rëndësishme të fitoje, jo vetëm për tifozët, por mbi të gjitha për disa nga lojtarët që në fushën e profesionalitetit të tyre kanë dhënë prova të mëdha".