E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrari: Botërori nuk është për ne

Ferrarit i dalin keq llogaritë e këtij Botërori. Tri pikët e para sezonale të marra nga Filipe Masa u kanë hequr atyre edhe shpresën e fundit për titullin. Nga Spanja, Ferrari është rikthyer me bindjen se ka bërë disa përmirësime në makinë, por ka harruar se si bëhet një skuadër. Kampionati i "Kokëkuqes" rinisi dhe ndoshta përfundon pikërisht në cirkuitin e Barcelonës. Ata janë të detyruar të pranojnë dominimin e BraunGP. Pas garës ka reaguar i irrituar shefi i skuadrës, Stefano Domenikali: "Na nevojitet një reagim, duhet të zgjohemi. Makina tani po mban hapin e Red Bullit, përmirësimi i performancës së makinës është i dukshëm, por kemi probleme besueshmërie, ndaj një gjë e tillë mund të konsiderohet gabim i pafalshëm për ne", ka përfunduar Domenikali.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›