Morati falënderon Juventusin: Na ndihmuan
Masimo Morati shprehet i kënaqur për ndihmën që Juventusi, rivalja e madhe, i dhuroi Interit në garën drejt titullit në Serinë A. Bardhezinjtë barazuan 1-1 në fushën e Milanit dhe nuk lejuan që kuqezinjtë t‘u afroheshin kryesuesve të kampionatit. "A m‘u përmirësua humori? Natyrisht. Sepse Juventusi na ndihmoi me pikën që mori kundër Milanit. Ishte një sfidë mes dy skuadrave që kishin arsye të forta për të fituar, por rezultati përfundimtar ishte ai i duhuri. Në pasditen e së dielës nuk më vinte shumë keq për faktin se u shty festa e titullit, por sepse barazuam në ndeshje mjaft delikate me Kievon, megjithëse ndodheshim dy herë në avantazh", deklaroi njëshi i klubit zikaltër. Edhe pse për pak orë u krijua iluzioni se lufta për vendin e parë u hap, barazimi ndërmjet Milanit dhe Juventusit ka bërë që Interi të jetë vetëm një hap larg kampionatit numër 17 në histori. Morati ishte dukshëm më i qetë dhe për gazetarët e shumtë që e prisnin jashtë zyrave të kompanisë Saras, tha: "Ndoshta edhe Murinjo e pa ndeshjen Milan-Juve… Pavarësisht kësaj, unë mund të pohoj se e ndoqa nëpërmjet televizorit. Ishte një duel interesant, një ndeshje e bukur dhe mjaft e rëndësishme për ne. Më duket e kotë të sillemi sikur nuk na interesonte".
Pasi nuk e "vrau" kampionatin, tashmë Interi është i detyruar të fitojë të dielën e ardhshme kundër Sienës. "Ndoshta skuadra ka detyrim vetëm ndaj mediave që të mbyllë çdo diskutim për kampionatin. Madje, do të thosha se për ju gazetarët është më mirë nëse nuk e fitojmë titullin edhe gjatë kësaj fundjave… (qesh). Tani të bëhemi seriozë, e vërteta është se me rezultatet e fundjavës që kaloi ndihemi paksa më të qetë. Mendoj se ekziston më pak tension mes futbollistëve. Të dielën luajmë në shtëpi dhe duhet të japim maksimumin për të fituar", shtoi Morati. Ngacmimit sesi ndihej duke bërë tifo për Juventusin, patroni zikaltër iu përgjigj: "Të them të drejtën bëja tifo vetëm që ndeshja të dilte në barazim. Pra… (vazhdon i qetë), mund të thuhet se po i mbështesja të dyja skuadrat. Në përballje të tilla, zakonisht bëhesh tifoz me lojtarët e veçantë…".
Në Verona, sulmi i Interit dukej mjaft efikas edhe pa Zlatan Ibrahimoviç. "Reparti ofensiv funksionoi në mënyrë të shkëlqyer. Isha kureshtar të shihja se si do të silleshin sulmuesit e tjerë dhe mund të them se u paraqitën shumë mirë", analizoi presidenti, i cili hodhi poshtë çdo mundësi largimi për suedezin. "Ibra nuk largohet, vetëm gazetat shkruajnë të kundërtën". Në fund, pasi hodhi poshtë takimin me menaxherin e Militos, Morati foli për Balotelin, që nuk festoi pas atij goli të jashtëzakonshëm. "Ai gjithmonë kështu sillet pasi shënon. Gjithsesi, nuk mërzitemi, mjafton që Mario të vazhdojë të realizojë gola deçizivë".