E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kimi në krizë, gati Alonso

Në Spanjë, shtypi kujdeset për momentin e keq të Ferrarit dhe të Kimi Raikonenit dhe flet për një lamtumirë të mundshme të finlandezit në fund të sezonit. E përditshmja sportive "As" shkruan që "Kimi ka pasur probleme dhe tashmë po mendon t‘i thotë lamtumirë karrierës si pilot". "Është i pabesueshëm presioni që rëndon mbi shpatullat e shtëpisë Ferrari kur gjërat shkojnë keq", ka shtuar gazeta, që risjell kritikat e bëra nga përgjegjësi i menaxhimit sportiv të Ferrarit, Stefano Domenikali, i cili i ka gjykuar si të "pafalshme" problemet e hasura nga të dy pilotët. Sipas "As", lamtumira e mundshme e Raikonen mund të hapë rrugën e kalimit te Ferrari të Fernando Alonsos që vitin e ardhshëm

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›