E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa amerikane, fëmija troket për karamelet tradicionale, vritet

 

Një fëmijë 12-vjeçar ka festuar festën amerikane të Hallouinit në mënyrë tradicionale, duke trokitur nëpër dyert e fqinjëve të lagjes, ku banonte dhe duke kërkuar karamele ose barsoleta. Në kërkim të argëtimit fëmija është qëlluar për vdekje me plumba nga një fqinj i tij, i cili është arrestuar menjëherë dhe ende nuk ka dhënë shpjegime mbi veprimin absurd. Tragjedia ka ndodhur në Karolinën e Jugut, SHBA. Djaloshi ishte i shoqëruar nga familjarët e tij, në momentin kur është qëlluar për vdekje. Sipas policisë, çdo gjë në sjelljen e djalit ka qenë fare normale, ai ka trokitur dhe me buzëqeshje ka kërkuar ‘karamele ose barsoletë’. Pas tij qëndronte i ati. Fare papritur një burrë është afruar në xhamin e dritares së tij nga ku ka qëlluar kundër djalit dhe të atit me breshëri plumbash pa asnjë shkak. Vogëlushi ka humbur jetën pas pak çastesh, ndërsa i ati është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Tragjedia ka ndodhur në një lagje të konsideruar të qetë në qytet. Në kërkim të motivit të ngjarjes, policia supozon se burri që ka qëlluar mund të ketë qenë i stresuar dje, i bezdisur nga fëmijët që trokisnin në vazhdimësi, tranvestitët dhe zhurmuesit e festës së Hallouinit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›