E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania çon Italianë në Gjykatën e Hagës

 

Gjermani do të hedhë Italinë në gjyq në Gjykatën Ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë pas vendimit të Kushtetueses italiane më 21 tetor, sipas të cilit Berlini duhet të dëmshpërblejë nëntë familje të viktimave të masakrës së Civitellës (Arezzo), ngjarje e 29 qershorit 1944. Lajmin e ka dhënë për agjencinë italiane, ANSA, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane. “Qeveria gjermane po konsideron ta çojë këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës”, tha zëdhënësja pa hyrë në detaje. Sot në Gjermani do të publikohet një artikull, i cili do të rrëfejë detajet e incidentit, që rrezikon të prishë marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Sipas Berlinit, “sjellja sovrane” e shteteve është e mbrojtur nga imuniteti shtetëror. Në rast të kundërt ndaj shtetit, që thyen këtë rregull, merren një sërë veprimesh legale kundër padrejtësive historike. Gjermania e vlerëson vendimin e Italisë si një “paqartësi globale mbi pozicionin legal” të shteteve. Gjermania kishte vendosur se kërkesa për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave të Civitellës, ishte “e papranueshme”. Në këtë rast, Gjermania do të përdorë principin e imunitetit ndërkombëtar të shteteve. “Gjermania ka rrëfyer përgjegjësinë morale për këto krime. Dëmshpërblimet që kërkon Italia janë ‘mbuluar’ nga traktati i vitit 1947 dhe nga pakti i Bonit në vitin 1961", tha zëdhënësja. Italia është vendi i parë në botë, që bën një kërkesë të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›