Pakistan, policia bllokon martesën e dy fëmijëve
Policia pakistaneze ka bllokuar një ceremoni martesore mes një vajze katërvjeçare dhe një djali shtatëvjeçar në Karaki. Ngjarja që i ka shokuar të gjithë në vend është bllokuar në momentet e fundit në gjendjen civile. Autoritetet kanë vendosur të arrestojnë baballarët e dy fëmijëve dhe zyrtarin e gjendjes civile. Baballarët e dy fëmijëve kishin vendosur t’i martonin ata në shenjë paqeje pas grindjesh shumëkohëshe mes dy fiseve të tyre. Por ligji pakistanez nuk i lejon martesat nën moshën 18-vjeçare. Gjyqi për të komunikuar masën paraprake kundrejt tre meshkujve të arrestuar, dy prindërve dhe zyrtarit të gjendjes civile, u krye shumë shpejt pas arrestimit dhe vendosi, që të tre të ndaluarit në dilnin në liri me kusht deri në seancën e ardhshme. Ata rrezikojnë një muaj burgim dhe gjobitje. Martesat nën moshën 18-vjeçare janë kthyer në një temë të diskutueshme edhe në Lindje.