Festa e Mësuesit, Rama e Berisha “bashkë” në Korçë
KORCË- Qeveria dhe opozita do të festojnë ‘Ditën e Mësuesit’, në Korçë, aty ku është edhe simbolika e kësaj dite, nga qyteti i shkollës së parë shqipe. Edhe kryeministri Sali Berisha, edhe kreu i opozitës, kanë zgjedhur qytetin e Korçës për të përcjellë mesazhet e festës. Por, ata nuk pritet të jenë në ndonjë aktivitet të përbashkët.
Kryesocialisti Rama rreth orës 09:30 minuta vizitoi muzeun e ‘Mësonjëtores së parë shqipe’ në Korcë. Në prononcimin për mediat, Rama uroi festën e 7 marsit dhe kërkoi që “të bëhet më e mira, t’u kthehet dinjiteti mësuesve’. Më pas, axhenda e tij vijon me vizitën në një familje arsimtarësh e në fund është menduar edhe nga bashkia e këtij qyteti një takim-kokteil, me mësues e mësuese, për nder të ditës së tyre. Socialistët kishin menduar paraprakisht që në Korçë të organizonin edhe tryezën e programit për arsimin, por më pas është vendosur që ajo të zhvillohet po në datën 7 Mars, pasdite, rreth orës 17:00, në Tiranë.
Siç mësohet nga Kryeministria, Berisha do të nisë aktivitet rreth orës 10:00, nga shkolla “Eqerem Çabej” e këtij qyteti e më pas do të vijojë me pjesëmarrjen në koncertin festiv në teatrin “Andon Zako Çajupi”. Axhenda vijon mandej me vizitën në Muzeun e Arsimit Kombëtar, siç quhet ndryshe Mësonjëtorja e parë shqipe dhe në fund pjesëmarrja në konferencën jubilare në universitetin “Fan Noli”.
(d.b/el.me/BalkanWeb)