E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Halloween importohet në Shqipëri

Festa tradicionale e Halloween, e importuar vitet e fundit edhe në Shqipëri, është festuar dje pothuajse në të gjitha klubet e natës në kryeqytet. Shumica e tyre kanë siguruar veshje, maska apo dekorime për pjesën e fytyrës. Argëtuese, por edhe e çuditshme mënyra sesi janë zbukuruar ambientet, duke kopjuar perëndimin edhe në modelin e kungujve, ngjalljes së frikës, por edhe kostumeve. Polic, doktor, ushtar, fantazim, borëbardha, hirushja, plaku i vitit të ri, zombi e figura të tjera kanë qenë kostumet më të përdorura nga të rinjtë. Më të veçantit i kanë siguruar ato jashtë vendit, pasi në Shqipëri nuk ka një dyqan ku mund të blesh të tilla veshje. Nga festa e organizuar dje kanë përfituar edhe ata që punojnë në cirk për t‘u paraqitur me veshjet e tyre si kloun, si "njeri shtyllë" me këmbë të gjata, apo balerina, të cilat ecin sipër litarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›