Shkolla "pirate" në Tiranë
Në kryeqytet ka shkolla private që punojnë në mënyrë të paligjshme, pasi janë të palicencuara. E për rrjedhim, edhe nxënësit që studiojnë në to, kundrejt pagesave mujore, në fund të vitit do të marrin dëftesa të pavlefshme. Pra, do të kryejnë një vit mësimor, që përpara ligjit nuk ekziston.
Një konstatim të tillë e bëjnë me dhjetëra prindër, që tashmë kanë regjistruar fëmijët në to dhe nuk gjejnë një zgjidhje alternative. Këto shkolla pirate në kryeqytet ekzistojnë si për sistemin 9-vjeçar, ashtu edhe atë të mesëm. Ka pronarë të tyre që i kanë dorëzuar dokumentet në Drejtorinë Juridike të Ministrisë së Arsimit për t‘u licencuar. Por, përfaqësuesit e MASH-it bëjnë të ditur se sipas ligjit, deri në momentin e marrjes së licencës ata nuk mund ta ushtrojnë këtë aktivitet. Kjo, edhe për faktin se mund të mos i plotësojnë kushtet dhe kriteret për licencimin dhe ushtrimin e këtij biznesi privat.
Nuk janë të paktë prindërit, që herë nga neglizhenca apo pakujdesia dhe herë të tjera nga padija, i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkolla private, të palicencuara, pa pyetur më parë për ligjshmërinë e këtij biznesi, në Ministrinë e Arsimit, ose në Drejtorinë Arsimore Rajonale.
Një situatë e tillë ka ndodhur me dhjetëra prindër në rastin e një shkolle private të palicencuar në rrugën "Hoxha Tahsim" në Tiranë. Vetëm pas një muaji e gjysmë mësim në ambientet e kësaj shkolle, prindërit e nxënësve zbuluan se ajo funksiononte pa licencë, pra në mënyrë ilegale.
Lidhur me këtë çështje, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit sqarojnë se ky institucion ka për detyrë që të verifikojë rast pas rasti kërkesat dhe dosjet për të gjithë të interesuarit që duan të çelin një biznes të tillë, pra shkolla private. Procesi i licencimit, sipas tyre, kryhet në bazë të të gjitha kritereve të përcaktuara me ligj. Ndërkohë që përgjegjësi direkte për të mbyllur këto shkolla që veprojnë në mënyrë ilegale mban Drejtoria e Tatim-Taksave. "Janë pikërisht inspektorët e këtij institucioni, ata që mund dhe duhet t‘i mbyllin këto aktivitete të paligjshme, pavarësisht se shërbimi që ato ofrojnë është arsimi", pohojnë përfaqësues të MASH-it, të cilët, gjithsesi, shtojnë se "edhe strukturat arsimore duhet të tregohen më të vëmendshme lidhur me nxënësit që largohen nga sistemi publik drejt shkollave private, në rastin konkret drejtoritë arsimore, si në Tiranë dhe në rrethe".
"Gjithçka duhet të nisë pas një konstatimi apo denoncimi, qoftë të prindërve, si në rastin konkret, ashtu edhe të institucioneve, siç janë drejtoritë arsimore", shprehen burime të MASH-it. Bëhet e ditur se vetë drejtuesit e shkollave dhe më pas drejtoritë arsimore duhet të interesohen për nxënësit që largohen nga shkollat publike drejt atyre private. Por duket se një gjë e tillë nuk funksionon.
Nga ana tjetër, shkollat publike nuk mund të pranojnë në mes të vitit shkollor nxënës që kanë kryer një semestër apo disa muaj mësim në një shkollë të palicencuar, për shkak se nxënësve nuk u njihet asnjë ditë mësim. Disa nga prindërit që kanë pësuar mbi shpinë një dëm të tillë dhe kuptojnë se janë mashtruar duke paguar para çdo muaj, fajtor bëjnë shtetin. Sipas tyre "është shteti ai që duhet të garantojë shkollat private dhe të mos lejojë që të funksionojnë shkolla të paligjshme".