Sëmundjet, 13 mijë shqiptarë do "skanohen" brenda një viti
Brenda një viti, Ministria e Shëndetësisë do të raportojë problemet shëndetësore të popullatës sonë. Rreth 13 mijë shqiptarë do të jenë pjesë e një studimi të madh për krijimin e një baze të dhënash për sëmundjet infektive dhe jo infektive, për problemet shëndetësore në përgjithësi dhe shqetësimet më të shpeshta të shqiptarëve. Studimi do të nisë për pak kohë dhe do të përfundojë në fund të 2009-ës. Për këtë projekt do të punojnë rreth 100 persona, të cilët do të depistojnë, do të krijojnë rrjetin e të dhënave dhe do të përpunojnë të gjithë informacionin e grumbulluar përgjatë studimit. Prezantimi i kësaj nisme është bërë publik dje në një takim mes sektorëve kryesorë që do të përfshihen në këtë studim.
Studimi
Në këtë nismë pritet të marrin pjesë 8 mijë femra të moshës 15-49 vjeçe dhe 4500 meshkuj të po kësaj moshe në të gjithë vendin. Pjesë e depistimit do të jenë fëmijët deri në moshën 6 vjeç, të cilët janë identifikuar në familjet e përzgjedhura. Periudha e zbatimit të studimit do të jetë viti 2008 deri në fund të 2009-ës. Realizimi i këtij projekti konsiderohet i domosdoshëm për të pasur evidenca të bazuara shkencërisht, me qëllim orientimin e duhur të politikave shëndetësore. Lindjet, vdekshmëria nën 5 vjeç, përdorimi i metodave kontraceptive, mbulesa vaksinale, kujdesi për gruan shtatzënë, fëmijët, ushqyerja me gji, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, do të jenë pikat prioritare të studimit. Po ashtu, është përpunuar një set indikatorësh, duke u bazuar edhe në Studimin e Shëndetit Riprodhues të vitit 2001. "Ministria e Shëndetësisë është duke punuar për ngritjen e një sistemi informacioni të integruar në të gjitha nivelet e shërbimit", sqaroi dje zyrtarisht Shëndetësia. Ministria e Shëndetësisë ka rolin drejtues dhe mbikëqyrës në tërë procesin e zbatimit të Studimit Demografik Shëndetësor, ndërkohë që agjencitë zbatuese do të jenë INSTAT-i dhe ISHP-ja. Ky studim mbështetet financiarisht nga USAID, UNICEF, UNFPA dhe Kooperacioni Zviceran. Kompania "Macro International Inc" e mbështet teknikisht Institutin e Shëndetit Publik dhe INSTAT-in konform të gjitha kritereve e standardeve. Vlera e këtij studimi të rëndësishëm parashikohet të jetë rreth 1.7 milionë USD.
Demografia
Studimi i fundit demografik raporton se mosha mesatare e popullsisë së Shqipërisë është 29 vjeç. Statistikat raportohen nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas këtyre të dhënave, rezulton se popullsia vendase është e re. "Mosha mesatare e saj është 29 vjeç, ndërkohë që 29.5 për qind e saj është në moshën nën 15 vjeç", thuhet në statistikat e Shëndetësisë. Sipas projeksioneve të popullsisë, jetëgjatësia mesatare është 74 vjeç. Ashtu si në shumicën e vendeve të botës, femrat jetojnë më gjatë sesa meshkujt. Në Shqipëri, jetëgjatësia për meshkujt është 72.5 vjeç, ndërsa jetëgjatësia për femrat është 77.5 vjeç. Sipas specialistëve, këto tregues janë të njëjtë me vende të zhvilluara dhe, nga ana tjetër, tregues si vdekshmëria foshnjore, vdekshmëria amtare dhe treguesi i sëmundjeve akute janë të krahasueshme me vendet në zhvillim. Ndërkohë që po sipas këtyre statistikave rezulton se shifrat e vdekjeve foshnjore, deri 1 vjeç, nuk janë tepër të larta, kjo e krahasuar me BE-në.