E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Pavarësisë, bllokohen rrugët e parkimet në Tiranë

• Plani i masave të sigurisë që policia ka marrë për festimet e paralajmëruara pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, është i ngjashëm me atë që shoqëroi vizitën e Presidentit amerikan në qershor të vitit të kaluar.Dashamir Biçaku Në akset kryesore që lidhin qendrën e Tiranës me unazën nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve. Po kështu në bulevardin kryesor të kryeqytetit, gjithçka do të jetë e bllokuar, me qëllim që njerëzit të manifestojnë të papenguar nga automjetet. Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, nënkomisar Klodian Branko, publikoi masat e Policisë së Shtetit gjatë një deklarate për mediat dje në mesditë. Ai njoftoi për masat e qarkullimit në Tiranë, ndërsa tha se është parashikuar gjithçka për mbarëvajtjen e rendit dhe të qetësisë publike. Edhe parkimi i makinave do të jetë i ndaluar në ambientet ku është vendosur të festohet. Nëse gjenden makina aty, policia ka marrë masa t’i zhvendosë ato me mjetet e saj. Ndërkaq, veç masave në Tiranë, mësohet se kushte shtrënguese janë vendosur edhe në Veri të vendit, për të shmangur depërtimin e spekulantëve, trafikantëve apo kontrabandistëve në të dy anët e kufirit. Burime të policisë pohuan për gazetën “Panorama”, se gatishmëria e policisë ishte rritur në nivelin maksimal. Një fakt i tillë është pohuar nga krerë të Policisë së Shtetit. Masa më të forta sigurie policia ka marrë në qytetet veriore të vendit në kufi me Kosovën dhe Malin e Zi, për të shmangur edhe ngjarje kriminale apo veprime që cenojnë rendin. Masat në Tiranë Prej orës 09:00 të ditës së sotme, nuk do të lejohet qarkullimi në disa prej akseve të Tiranës, brenda unazës dhe në drejtim të bulevardeve “Dëshmorët e Kombit” dhe “Zogu i Parë”. Është parashikuar që në Tiranë të ketë dy momente të bllokimit të rrugëve. Në rastin e parë, në rrugën e Elbasanit nga ura deri në Sauk do të vendosen shërbime të policisë rrugore, me qëllim për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve në drejtim të bulevardit kryesor. Nga rrugët “Asim Zeneli”, “Dervish Hima” deri tek Liceu, nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve në drejtim të bulevardit kryesor. Po kështu pranë Fakultetit Filologjik nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve në drejtim të kodrave të Liqenit Artificial. Mjetet e llojeve autobusë e furgona, pritet të ndalohen që në Sauk, për të mos u futur në drejtim të Tiranës. Më tej rrugët “Hoxha Tasim”, rruga e Dibrës, pranë Farmacisë 10, “Siri Kodra”, do të vihen agjentët të Policisë Rrugore për të menaxhuar trafikun. Lëvizjet janë parashikuar që të reduktohen dhe të minimizohen në zero në drejtim të qendrës. Kështu lëvizja do të devijohet në drejtim të akseve dytësore, ose në unazë. Sipas Brankos, në të gjithë rastet e urgjencave, qytetarët duhet të lajmërojnë në numrat 129 dhe 126, ndërsa policia do të vlerësojë situatën sipas rasteve. Plani i masave të policisëFillon në orën 09:00 të mëngjesit të sotëmNdalohet qarkullimi:Në rrugën e Elbasanit, nga ura deri në Sauk në drejtim të bulevardit kryesor.Rruga “Asim Zeneli”, rr.”Dervish Hima” deri te Liceu, ndalohet lëvizja drejt bulevardit kryesor.Fakulteti Filologjik, nuk lejohet lëvizja drejt kodrave të Liqenit Artificial.Në Sauk, nuk do të lejohen automjetet (autobusë e furgona) të futen në Tiranë.Në kryqëzimin e “Hoxha Tasim”, Farmacia 10, “Siri Kodra”, ndalohet lëvizja drejt qendrës së Tiranës.Në stacionin e Trenit, te kryqëzimi “Don Bosko”, deri te sheshi “Rilindja”, nuk lejohet hyrja drejt qendrës së Tiranës.Në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, tek ura “Vasil Shanto”, te kryqëzimi “Komuna e Parisit”, te “Mapo 6”, “Garda e Republikës” dhe “Diga e Liqenit Artificial”, nuk lejohet hyrja në drejtim të qendrës së Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›