E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova e pavarur, sot në orën 15:00

• Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri dje deklaratën më të qartë ofruar deri tani, se dita e pavarësisë do të jetë pikërisht sot, në orën 15:00.suela xhonuzi“Ne do të vazhdojmë me axhendën tonë tashmë të njohur edhe sot, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, duke aluduar se shpallja e pavarësisë do të ndodhë sot, por pa e specifikuar”, tha Kryeministri Thaçi. Sa për vizitën e ministrave serbë në Kosovë, Thaçi tha se asnjë vizitë e cilitdo lider që vjen në Kosovë nga shteti fqinj, Serbia, nuk do të ndikojë në punën tonë. FestaFesta e pavarësisë do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 23:00 me hedhjen e 80 tonë fishekzjarrëve. Për ditën e  sotme, parashikohet që Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të dalë rreth orës 10:00 nga godina e qeverisë për t’u drejtuar në atë Parlamentare, ku do të dorëzojë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit dhe kjo do të bëhet publike një orë më vonë. Ndërkohë në mesditë parashikohet të mblidhet Kuvendi i Kosovës, për të diskutuar mbi këtë seancë të jashtëzakonshme dhe kërkesën e kryeministrit, e cila përmban aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pas kësaj do të takohen grupet parlamentare kosovare për të finalizuar të gjithë së bashku në orën 15:00 seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, e cila do të shpallë pavarësinë. Rreth 3 orë më vonë, në hotelin “Grand”, i cili është kthyer në një media-center, tre krerët e institucioneve më të larta kosovare, Presidencës, Kryeministrisë dhe Kuvendit do të dalin para 700 gazetarëve për të konfirmuar vendimin e tyre unanim, i cili e shpall Kosovën shtetin më të ri në kontinentin evropian. Prej këtej nisin edhe inaugurimet e simboleve të pavarësisë. Një Obelisk Pavarësie do të inaugurohet përpara Pallatit të Rinisë në Prishtinë dhe do të pasohet më tej nga koncerti i Filarmonisë së Kosovës në hollin e koncerteve “1Tetori” dhe që këtu koncertet nuk kanë të sosur në të gjithë sheshet e të gjitha qyteteve të Kosovës. Pak para orës 23:00, Presidenti dhe Kryeministri do të dalin para masave për të komunikuar vendimin para tyre dhe për të uruar festën e madhe të pavarësisë. Që në orën 23:00, në katër pjesë të ndryshme të Prishtinës do të nisin shpërthimet e fishekzjarrëve. Festimet do të mbyllen zyrtarisht në orën 24:00. Himni EvropianKosova do të jetë do shteti më i ri i formuar në kontinent, por do të mbetet edhe këtë ditë pa himn, derisa autoritetet të caktojnë një. Por ka pasur një zgjidhje origjinale edhe për këtë. Pavarësia nuk mund të festohej pa himn, kështu, Kryeministri Thaçi dhe qeveria e tij, përsëri në bashkëpunim me ndërkombëtarët, kanë menduar ta festojnë këtë ditë me himnin evropian, Oden e Bethovenit, meqë edhe perspektiva e këtij shteti të ri është integrimi në Bashkimin Evropian. KFOR-i do të reagojë ndaj çdo lloj provokimi, thotë De Marnak.  Siguria  Komandanti i trupave paqeruajtëse në Kosovë, Gjeneral Lejtnant Ksavier de Marnak, tha se KFOR-i është i përkushtuar për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt gjatë ditëve në vijim. “Dëshiroj të theksoj fuqishëm se KFOR-i do të reagojë ndaj çdo lloj provokimi që mund të ndodh këto ditë, nga kushdo qoftë”, ka deklaruar gjenerali De Marnak. Ai shtoi se gjatë këtyre ditëve KFOR-i do të shtojë edhe me tepër nivelin e aktiviteteve. Këto komente komandanti i KFOR-it, i bëri gjatë një vizite në Lipjan.Londra zyrtare: Gati të mbështesim pavarësinë Britania ka premtuar të jetë një nga vendet e para që do të njohë pavarësinë e Kosovës dhe këtë deklaratë e ka përforcuar edhe mbrëmë, pak orë para shpalljes së pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës. “Qeveria britanike është gati të njohë dhe të mbështesë  një Kosovë të pavarur, si dhe të sigurojë përforcim ushtarak nëse duhet”, ka deklaruar dje një zëdhënës i zyrës britanike për marrëdhëniet me jashtë. “Londra ka deklaruar shpesh mbështetjen e saj për pavarësi të mbikëqyrur sipas Marti Ahtisarit dhe ne nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë. Po punojmë me partnerët ndërkombëtarë ta përfundojmë sa më shpejt procesin e pavarësisë”, tha zëdhënësi.SHBA, pa prononcim para pavarësisëAdministrata e Shteteve të Bashkuara nuk ka dhënë prononcime për gazetarët një ditë para pavarësisë, nëse do ta njohë atë menjëherë pas shpalljes apo do të presë disa ditë për të marrë këtë vendim. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Stefen Hadlei, ka deklaruar në një intervistë mediatike dhënë nga “Air Force One”, me të cilën po udhëtonte me Presidentin Bush për ta shoqëruar atë në Afrikë, se zyrtarët e SHBA-së presin të shohin se si do të zhvillohen ngjarjet, e më pas do të japin deklaratat e tyre mbi qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, që tashmë është bërë më se i qartë prej muajsh.Koha njësohet me festën, diell në PrishtinëNë Prishtinë pritet që edhe koha të njësohet si pjesë e festës së pavarësisë. Sipas parashikimeve të meteorologëve dje, në kryeqytetin e Kosovës koha do të jetë e ftohtë, nga minus 3 gradë Celsius si temperaturë minimale në 0 gradë Celsius si temperaturë maksimale, por do të jetë një ditë me diell, ndryshe nga ditët e mëparshme, që janë karakterizuar nga i ftohti me reshje dëbore. Mijëra njerëz do të qëndrojnë sot nëpër rrugët e Kosovës për të festuar shpalljen e pavarësisë, por edhe i ftohti nuk do t’i pengonte ata të dilnin në sheshe për festën e shumëpritur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›