E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamuri gjigand i ndeshjes me Ukrainën “vesh” Prishtinën

• Kosova do të festojë me flamurin shqiptar ditën e pavarësisë.Shteti më i ri në Evropë, i cili do ta deklarojë sot zyrtarisht këtë vendim, nuk ka zgjedhur ende një simbol të tij përfaqësues, flamurin e Kosovës, kështu që në ditën e pavarësisë do të vishet me të kuqe. Kuvendi i Kosovës ka përzgjedhur mes tre varianteve të flamurit për të caktuar simbolin më të rëndësishëm të Kosovës së pavarur, megjithatë votimi për të është lënë pas shpalljes së pavarësisë. Kjo do të thotë se festimet e pavarësisë do të vishen me flamurin shqiptar. Tashmë, kjo është shumë e dukshme në të gjithë territorin. Por jo vetëm kaq. Një super flamur shqiptar ka udhëtuar nga Tirana për në Prishtinë për t’u shpalosur në festimin e pavarësisë. Flamuri është ai i paraqitur në stadiumin shqiptar në vitin 2005, nga organizata e tifozëve “Kuq e Zinj”. Ata tifojnë për Kombëtaren shqiptare të futbollit në të cilën luajnë lojtarë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Mijëra prej tyre janë nisur për në Prishtinë për festën e pavarësisë. Flamuri gjigand u hap në stadiumin shqiptar në ndeshjen e Kombëtares shqiptare me atë të Ukrainës në vitin 2005, i përgatitur enkas për këtë ndeshje nga grupi i tifozëve “Kuq e Zinj”. Pas stadiumit, flamuri do të hapet për herë të dytë në kryeqytetin e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›