Festa për NATO-n bllokon qarkullimin
Për shkak të festimeve për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO të Shqipërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, po organizon një sërë aktivitetesh festive dhe sportive në kryeqytet. Për këtë arsye, dje pas mesditës, prej orës 18:00-21:00 nuk u lejua qarkullimi i automjeteve në sheshin "Skënderbej". Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Tiranës, për garantimin e zhvillimit normal të këtyre aktiviteteve, strukturat e policisë kanë marrë masa për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike. Gjithashtu, kufizime të qarkullimit të automjeteve pati edhe dje në këtë segment, ku prej orës 10:00-12:00 u bllokua sheshi përpara Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës "Arbnori", ndërsa prej orës 18:00-20:00 qarkullimi i automjeteve.
8 Prill 2008