E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes udhëtari, plagoset rëndë shoferi në një aksident



FUSHË KRUË - Një 31 vjeçar gjeti vdekjen, ndërsa drejtuesi i mjetit me të cilin ai udhëtonte mbeti i plagosur, si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi në orët e para të ditës së hënë në aksin Thumanë-Fushë Krujë. Burime zyrtare të drejtorisë së policisë së Durrësit thanë se “Gjovalin Prenga, 31 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Durrës humbi jetën në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ai u dërgua pas aksidentit të rëndë”. Mësohet se Prenga ndërroi jetë disa orë pasi mbërriti në spital. Ndërsa drejtuesi i mjetit Kol Mesuli, 44 vjeç, vazhdon të kurohet në Spitalin Ushtarak. Nga veprimet e policisë rezulton se aksidenti ndodhi pasi drejtuesi i autoveturës me targë TR 1661 N humbi kontrollin dhe si pasojë u përplas me murin e një magazine pranë rrugës Thumanë- Fushë Krujë.

8 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›