Ndalohet, “trafikoi” drejt Greqisë bashkëshorten dhe një femër tjetër
KORÇË - Dështon në përpjekjen për të kaluar drejt Greqisë në mënyrë klandestine bashkëshorten e tij dhe një femër tjetër. Forcat policore të qytetit verilindor ndaluan një shtetas me banim në Lushnjë, pasi akuzohet për veprën penale të "dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit". Burime zyrtare të policisë rajonale bënë të ditur se "shtetasi Haki Gjyshja u ndalua, pasi “trafikoi” bashkëshorten e tij dhe një femër tjetër drejt Greqisë". Sipas policisë, në datën 4 Prill, nga ana e palës greke janë kthyer si emigrantë ilegalë në vend-kalimin kufitar të Kapshticës shtetaset A.Çela, 29 vjeçe nga fshati Buçimas i rrethit të Pogradecit, si dhe shtetasja E. Gjyshja nga fshati Ballagat i rrethit të Lushnjës. Policia tha se këto dy shtetase kishin hyrë në territorin grek nëpërmjet kufirit të gjelbër nga mali i Gramozit në Ersekë, ku 29-vjeçarja kishte paguar 600 euro për të kaluar drejt shtetit fqinj.
8 Prill 2008