E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëndija elektrike shkrumbon dy ndërtesa në Shkodër dhe Cërrik



Brenda 24 orëve janë shkrumbuar një dyqan para një shkolle 9-vjeçare në Shkodër dhe një banesë në Cërrik, ku dyshohet e para janë hedhur për defekte të shkaktuara në linjat e furnizimit me energji. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm u konstatuan flakë në një dyqan të fshatit Obot të komunës Oblikë të rrethit të Shkodrës, gjë që ka alarmuar të gjithë banorët e kësaj zone. Burime zyrtare pranë Mbrojtjes Kundër Zjarrit në Shkodër bënë të ditur se nga zjarri i rënë ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që për nxënësit dhe komunitetin nuk ka pasur asnjë shqetësim. Por, përveç kësaj duke qenë se dyqani, i cili shërbente edhe si mensë, pasi gjendej në oborrin e shkollës 9 vjeçare, ka shkaktuar panik edhe tek nxënësit dhe personeli i shkollës. Falë një ndërhyrje të shpejtë të mjeteve të zjarrfikëse të qytetit verior, zjarri u shua në kohë, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike. Për të njëjtin shkak mendohet se është djegur edhe një banesë në qytetin e Cërrikut. Flakët kanë përfshirë dje banesën e shtetasit Tahir Lumshi në fshatin Malasej, në periferi të qytetit. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar makina e zjarrfikëses, e cilat ka bërë të mundur shuarjen e flakëve që kanë përshkruar 2 dhoma të banesës si dhe të gjitha orenditë. Shefi i repartit të zjarrfikëses Aleksandër Hodo tha se “me ndihmën e zjarrfikëses u bë e mundur shuarja e zjarrit, i cili për pak sa nuk ka djegur thuajse tërësisht banesën njëkatëshe”. Aktualisht grupi hetimor po punon për përcaktimin e dëmeve të shkaktuara. Zjarri fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

I dehuri, plagos shokun në lokal

PUKË – Nën efektin e pijes në lokal ka plagosur personin me të cilin ishte në tavolinë, por më pas është arrestuar nga forcat e policisë së Pukës. Burime zyrtare pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër thanë se është ndaluar 20-vjeçari Elion Estrefi, i cili akuzohet për plagosje me thikë të 25-vjeçarit me iniciale E. A. Ngjarja ndodhi në orët e vona të ditës së diel. Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin si rezultat i një konflikti për motive të dobëta, teksa ndodheshin në një lokal pranë fshatit Qafë Qerret të rrethit Pukë. Në konflikt e sipër, 20-vjeçari Estrefi, lindur në Elshan të rrethit të Hasit dhe banues në Pukë, e ka goditur me thikë shtetasin E. H, të cilit po i jepet ndihma e shpejtë në spitalin e Pukës. Materialet në ngarkim të shtetasit Elion Estrefi, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të mëtejshme për veprën penale, “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”.

8 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›