E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolin Jaka i kërkon gjykim të shkurtuar Gjykatës



Nikolin Jaka, ish-zëvendësministri i Transporteve, kërkon gjykim të shkurtuar para Gjykatës së Tiranës. Në seancën e parë gjyqësore, Jaka dhe të arrestuarit e tjerë kanë pranuar provat e prokurorisë, duke kërkuar favorizim ligjor nga gjykata. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Martin Deda, u shpreh dje se përgjigjen për kërkesën e të arrestuarve do ta jepte të mërkurën.
Prokurorët e Tiranës, që po merren me dosjen e bujshme që solli arrestimin e ish-zëvendësministrit dhe zyrtarëve të tjerë, duan më shumë kohë për hetimet. Arrestimi i tyre në ditët e para të shtatorit e deri tani duket se nuk ka qenë koha e mjaftueshme për përpiluar dosjen që do të sjellë dhe kryqëzimin e tyre. Nuk bëhet e ditur nëse duhen dëshmi të tjera apo prova për të vërtetuar akuzat e ngritura mbi tetë të arrestuarit. Hetimi deri pak ditë më parë për këtë dosje kryesohej nga prokurori Adnan Xholi. Mirëpo me emërimin e tij si kryeprokuror i Tiranës pritet që t’i delegohet një prokurori tjetër për të marrë drejtimin e hetimeve.
Që nga dita e arrestimit e deri sot, ish-zëvendësministri Nikolin Jaka i ka provuar të gjitha mundësitë për të rifituar lirinë. Një pjesë e kërkesave të tij ka kaluar në të tria shkallët e Gjyqësorit dhe pak gjasa mbeten për ta parë të lirë para gjykimit. Jaka akuzohet për abuzime me tenderat e rrugëve.
Ish-zëvendësministri Nikolin Jaka u arrestua pak muaj më parë së bashku me disa ish-funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve, në kuadër të operacionit “Duart e pastra”, i cili u organizua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me njësinë Task-Force në Prokurorinë e Tiranës. Ish- funksionarët e lartë të Ministrisë së Punëve Publike akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”.

Prangoset nga policia, kërkohej për dezertim

Policia e Tiranës bëri të ditur dje ndalimin e shtetasit Vait Luca, 20 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Bathore, i shpallur në kërkim për veprën penale të "Dezertimit". Sipas njoftimit për shtyp, ndaj 20-vjeçarit Luca u ekzekutua vendimi i Gjykatës.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë më datë 11 janar 2008, një vendim i datës 17 tetor 2007 të Gjykatës Ushtarake Vlorë, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën e mësipërme penale.

8 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›