Festat, Nano dy here vone

30/11/2004 Protokolli për mbajtjen e fjalimit hapës të paradave ndryshon në momentin e fundit, Presidenti dhe ministrat presin Nanon
Nano dy herë vonë
Kryeministri Fatos Nano, rrezikon dështimin e ceremonive në Vlorë dhe në Tiranë
Si në Vlorë, edhe në Tiranë, Kryeministri Fatos Nano është “shfaqur” me vonesë, duke rrezikuar ceremonitë e mbajtura për 28-29 nëntor në këto dy qytete. Dje, në orën 11.00 të paradites, të gjithë njerëzit ishin vendosur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të ndjekur paradën e organizuar me rastin e 29 Nëntorit, ditën e përfundimit të Luftës Nacionalçlirimtare. Presidenti Alfred Moisiu është ngjitur në podium, fiks në orën 11.00 të paradites, ka takuar të gjithë të pranishmit dhe ka zënë vendin e vet, por ceremonia nuk po fillonte. “Po ne çfarë po presim?”, pyet Moisiu ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko. Sipas protokollit, duhet të mbante fjalën e hapjes ministri i Mbrojtjes, Majko, por, gjithçka ndryshoi në momentin e fundit. Nuk kaluan as pesë minuta dhe u shfaq Kryeministri Fatos Nano, i cili duke përshëndetur njerëzit iu drejtua mikrofonit dhe nisi të mbante fjalimin përshëndetës. "Lufta për liri e partizanëve dhe atdhetarëve shqiptarë na bën të ndjehemi krenarë dhe të përkulemi me respekt, për të vazhduar të zgjerojmë kontributet e përditshme, punën dhe përpjekjet për ta bashkuar Shqipërinë me BE-në dhe NATO-n".
Vonesa në Vlorë
Incidenti i ngjashëm ndodhi dhe në Vlorë, Ditën e Pavarësisë.
Festa e Flamurit ka filluar qysh herët, më datë 28 Nëntor, në qytetin e Vlorës, ku me dhjetëra ish-veteranë e fëmijë shkollash janë mbledhur në sheshin e flamurit. Rreth 1000 vetë kanë qëndruar në shesh deri në ardhjen e Kryeministrit dhe kabinetit të tij. Rreth orës 10.00 kanë filluar të vijnë figurat më të larta të shtetit, pothuajse i gjithë kabineti qeveritar. Kryeministri Fatos Nano është bashkuar me ta vetëm pas 25 minuatsh. Ndërkohë, anëtarët e Partisë Demokratike, në mënyrë simbolike kanë ngritur flamurin, sikundër Ismail Qemali gati një shekull më parë. Me vendim të Këshillit të Ministrave, flamuri në Vlorë ngrihet simbolikisht vetëm një herë në pesë vjet, ndërsa herët e tjera në kryeqytet. Me ngritjen e Flamurit në orën 10.00, ceremonia filloi e s’mund të ndalej më. Ndërsa u shfaq Kryeministri Nano, 25 minuta me vonesë u këndua himni kombëtar dhe nisën homazhet. Fjalën e rastit e ka mbajtur kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili u ka kujtuar qytetarëve të Vlorës se është një ditë krejt e veçantë, ditë kur nisi edhe lulëzimi i shtetit të parë shqiptar, i dalë nga zgjedha turke 500-vjeçare. Më pas fjalën e ka marrë Kryeministri Nano, i cili u ka kujtuar vlonjatëve se ka ikur koha kur duhej të shkonim në Londër për njohjen e Pavarësisë. ”Tashmë, po shkojmë në Londër në kuadër të integrimit evropian”, tha Nano.
Homazhet
Personalitetet e larta të shtetit, me rastin e 60-vjetorit të Ditës së Çlirimit të vendit, zhvilluan dje homazhe dhe vendosën kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri” dhe varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Të pranishëm në këto nderime ishin Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, Kryeministri Fatos Nano, zëvendëskryeministri Namik Dokle, kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, kryetari i Bashkisë, Edi Rama, veteranë të luftës etj.
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, pasi vendosi kurora
me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”, tha se të gjithë duhet të
respektojmë gjakun e të rënëve. "Të gjitha forcat politike duhet
të heqin dorë nga supozimet mbi Çlirimin e Shqipërisë, pasi
historia ndërtohet mbi fakte", theksoi Presidenti Moisiu.
Ndërsa, Kryeministri Fatos Nano pohoi se "sakrifica e
dëshmorëve në themelet e një vendi të lashtë, ka bërë që Shqipëria të jetë me kokën lart".
Hapja e dyerve
Në zyrën e Kryeministrit mungon
fotografia e Presidentit Moisiu
Përveçse shuan kërshërinë, pasi panë zyrën e Kryeministrit Fatos Nano, nxënësit dhe u çuditën. Në zyrën e Kryeministrit mungonte fotografia e Presidentit Alfred Moisiu. Mbajtja e fotografisë së Presidentit në zyrat e ministrave dhe Kryeministrit është e detyrueshme me ligj. Me rastin e 60-vjetorit të çlirimit hapën dyert e zyrave të tyre, prej nga marrin udhë shumë ligje dhe vendime për fatin e gjithë qytetarëve, Presidenti Alfred Moisiu, Kryeministri Fatos Nano dhe Kryetari i Bashkisë, Edi Rama. Ndërkohë, në mbrëmje, pas orës 18.00, Bashkia hapi dyert dhe për qytetarët. Studentët e kursit të fotografisë bënë fotot e rastit, të cilat do të kalojnë më pas në arkivën e “shtëpisë së kryeqytetit”, sikundër e ka quajtur vetë Kryebashkiaku Rama.
Nxënës, veteranë e qytetarë
shkelin Pallatin e Brigadave
Të parët që kanë shkelur dje “Pallatin e Brigadave”, kanë qenë pikërisht Presidenti Alfred Moisiu, Kryeministri Fatos Nano dhe Kryetari i Bashkisë, Edi Rama. Aty ata kanë pritur nxënësit më të mirë të shkollave dhe më pas veteranë të Luftës Nacionalçlirimtare. Nxënës dhe qytetarë të Tiranës vizituan ambientet e brendshme të kësaj godine, të projektuar për Pallat Mbretëror, reliket e familjes mbretërore, sendet personale, fotografi etj. "Ishin nxënësit më të mirë të shkollave të Tiranës ata që hynë të parët në Pallat. Nuk kishte mënyrë më të mirë për ta hapur se sa me fëmijët më të respektuar të qytetit, nxënësit e
dhjetave", u shpreh kryetari i Bashkisë, Edi Rama. Godina historike që nisi të ndërtohej në fund të periudhës
së monarkisë së mbretit Zog (1939), në nëntor të vitit 1944, u mor nga partizanët dhe u vu menjëherë në mbrojtje.
Pallati i Brigadave dje u hap për herë të parë për publikun që nga ndërtimi i tij, pas një kërkese që kryebashkiaku Rama i bëri para një muaji Presidentit Moisiu, për çeljen e kësaj rezidence. Rama kërkoi mbajtjen hapur të këtij pallati gjatë gjithë kohës dhe kryerjen e vizitave kundrejt një tarife. Me një vendim të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Fatos Nano e shpalli Pallatin e Brigadave monument historik, që do t’i hapë rrugë dhe çeljes së një fondi për restaurimin e tij, por nuk ka një vendim për mbajtjen hapur në vazhdimësi të “Pallatit të Mbretit, apo të Brigadave, sikundër u quajt pas çlirimit.
Kurora e çiftit “pagëzon”
lulishten e Bashkisë
Lidhën kurorë në lulishten më të re të kryeqytetit. Dje, kryebashkiaku Rama përuroi lulishten përballë Teatrit të Kukullave. Me këtë rast, ai drejtoi vetë edhe ceremoninë e lidhjes në martesë të një çifti të ri, të Edlira Sulajt dhe Renato Hasës.
“Besoj që jeni të gjithë të vetëdijshëm, që krijimi i mozaikut të Tiranës evropiane është një punë e gjatë, e vështirë, që kërkon mund dhe kohë. Njëkohësisht, besoj që jemi të gjithë shumë të kënaqur sot, sepse në këtë mozaik vendosëm një gur tjetër, që është kjo lulishte, e cila nga një hapësirë publike për nevojat e brendshme të të gjithë atyre që nuk kishin punë tjetër ose që në punë e sipër duhet t’i drejtoheshin një VC-je dhe në mungesë të saj vinin këtu, u kthye në një lulishte e këtyre standardeve dhe përmasave që ju tani shikoni”, tha Kryetari i Bashkisë, Edi Rama. Ai e quajti këtë lulishte një nga ato modele të Tiranës së të nesërmes. “Një lulishte si kjo është një frymëzim për të gjithë dhe njëkohësisht është një bindje më shumë se jemi në rrugën e duhur”, tha Rama.
Faqia 2
Ish-këshilltari i Kryeministrit Çarçani, Sali Verdha, rrëfen madhështinë e paradave të dikurshme
“Dikur i ndiqja
paradat nga podiumi”
Denisa Xhoga
Dikur, ai i ndiqte paradat nga podiumi dhe, atëherë ishin madhështore. Sali Verdha, sot 85 vjeç, kujton jo pa nostalgji kohën e atëhershme dhe, mezi e pranon, se paradave të sotme u ka humbur shkëlqimi dhe madhështia e dikurshme. “Si sot organizoheshin, peshën kryesore e mbante ushtria, por në fund vinin punëtorët, vinin në kuadrate punëtorët e kombinatit, të tekstileve, pastaj të autotraktorëve, me makinat dhe prodhimet e veta, pas tyre vinin nxënësit e shkollave dhe në fund orkestra. Sigurisht kanë qenë më të bukura atëherë”, kujton Sali Verdha.
Parada ushtarake hapi dje festimet për 60-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë. Në të morën pjesë 3500 efektivë të Forcave të Armatosura Shqiptare dhe u ndoq nga qindra mijëra qytetarë, të vendosur në të dy anët e bulevardit. “Edhe atëherë kanë qenë po 3500 deri 4000 efektiva të ushtrisë, ata e drejtonin dhe e bënin paradën, por pas tyre vinin punëtorët dhe nxënësit që e dyfishonin këtë numër”, tregon veterani dhe ish-pushtetari Sali Verdha. Dje, nga tribuna kryesore, Parada Ushtarake u ndoq nga drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, Kryeministri Fatos Nano, Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, ministra, zyrtarë të lartë të ushtrisë etj. Paradën ushtarake e hapi parakalimi i veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare, për t'u pasuar nga kuadratet e Forcave Tokësore, Detare, Ajrore dhe ato Speciale. Verdha kujton jo pa krenari kohën kur para tij dhe shokëve të tjerë të Kryeministrisë parakalonin me radhë ushtarakët, punëtorët dhe i gjithë populli. Sali Verdha ka qenë drejtor i Hekurudhave nga viti 1950 deri më 1962, më pas ka qenë kryetar i Komitetit të Durrësit, nga viti 1962 deri më 1968. U rrit përsëri në detyrë, Verdha ka qenë ndihmës i zëvendëskryeministrit, ose siç quhet sot, këshilltar për elektrifikimin, në qeverinë e Adil Çarçanit. Pas kësaj, ai ka qenë zëvendësministër i Transportit, ku dhe doli në pension. Saliu tregon se ka marrë pjesë në gati të gjithë paradat që zhvilloheshin para viteve ‘90-të dhe për të ato e ruajnë shkëlqimin, por krejt ndryshe mendon një shok i tij, i cili ka qenë ushtarak dhe ka marrë pjesë në parakalime. Sipas tij, policët nuk dinë të parakalojnë, janë rrëmujë, oficerët e ushtrisë kanë tepër bark, duket që kanë hequr dorë nga stërvitja. “Shëndeti duhet të jetë në propocion me gjatësinë”, thekson ai. Ndërsa, kur bërtitën “Urra”, po të mësonin gjatë provave që të thërrisnin njëri pas tjetrit, nuk do të stononin. “Urra duhet të dalë si jehonë, pas thirrmës së parë, veteranët thërritën me vonesë”, thotë ai. Demonstrimi i një skuadriljeje të Forcave Ajrore dhe i dy "MIG"-ëve mbylli Paradën Ushtarake. Qazim Pëllumbi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, tha se ky është fluturimi i fundit i “MIG”-ëve, më pas këta avionë tejet të vjetër do të “prehen” përjetësisht. Si në shumë kryeqytete të
tjera evropiane, për herë të parë edhe në Tiranë, largimi i
trupave naziste pritet të përkujtohet me një mënyrë të veçantë,
me spektakle që do të zgjasin gjithë natën, ëmbëlsira e pije të
ofruara me çmime më të ulëta, ndërthurje mes këngëve partizane
dhe muzikës moderne dhe shumë spektakle të tjera. Pikërisht pranë lulishtes së vëllezërve “Frashëri”, veteranët ngritën çadrat si dikur, duke kaluar natën në shoqërinë e një kori, të cilët kënduan këngë partizane. Në krah të kampingut funksionoi një kinema e hapur, e cila transmetoi filma të kohës së luftës. Ndërkohë pub-et qëndruan hapur gjithë natën. Në bulevardin “Zogu i Parë” u organizua një kros masiv me rreth 1000 të rinj të kryeqytetit, duke filluar nga Stacioni i Trenit deri në fillimin e bulevardit “Zogu I”. Nxënësit e shkollave të mesme dhanë shfaqje dhe organizuan konkurse të ndryshme, ndërkohë dhe kompanitë servirën prodhime të ndryshme ushqimore, në pika të ndryshme të rrugëve të kryeqytetit.
Nano, fushatë në Vlorë
Kryeministri Fatos Nano nuk e ka humbur rastin që të bëjë fushatë, duke iu kujtuar vlonjatëve se ka ikur koha e skafeve apo pushteti represiv, por ka ardhur koha e skafeve turistike dhe e patrullimeve të marinës shqiptare, si dhe ka ardhur koha e lirive, e shtetit të së drejtës. Nuk ka harruar të përmendë edhe humbjen e lekëve të vlonjatëve në piramidat e ngritura, duke rikujtuar sa herë që vjen në Vlorë investimin e rrugve të Llogarasë, Palasës apo Sarandës. Kryeministri e ka radhitur qarkun e Vlorës në qarkun e dytë, sipas numrit më të madh të fondeve që ka thithur. Pas një fjalimi 20 minutash, Kryeministri është larguar bashkë me ekipin qeveritar për të drekuar diku në një nga lokalet e rivierës vlonjate. “Vazhdoni me koncertin artistik”, ka përfunduar Kryeministri, duke bërë që sheshi të boshatisej menjëherë. Nxënësit e shkollave dhe nëpunësit ishin pjesa më e madhe e të pranishmëve, të cilët janë detyruar të shkonin në një aktivitet të tillë, çdo drejtor ka porositur vartësit e vet, se “në shesh vjen Kryeministri”. Kanë munguar në këtë festë kosovarët, ata që çdo vit janë në këtë shesh, si dhe Presidenti Moisiu. Ardhja e qeveritarëve në Vlorë ka bërë që trafiku i makinave të jetë mjaft i bllokuar, por edhe mjaft rrugë në qytet kanë qenë të pakalueshme nga policia rrugore, e cila shoqëronte vargun e makinave të ardhura nga Tirana. Por, ajo që ka gëzuar më shumë vlonjatët ka qenë pajisja e energjisë elektrike për gjithë ditën, si asnjë herë më parë. B.Bedini
“Çlirimi” nxjerr kujtimet e Enverit në trotuar
Një dekadë duket pak për ata që kaluan 50 vite të diktaturës, duke u “ushqyer” me librat dhe veprat që shkroi Enver Hoxha.
Tezgat ambulante, qese të shtruar nëpër trotuare në ditën festive të çlirimit të Shqipërisë, ishin mjaft kurioze.
Duke u “adaptuar” me kërkesat e ditës dje, këta tregtarë të vegjël të librave të vjetër kanë gërmuar magazinat, duke ngjallur veprat e ish-udhëheqësit të shqiptarëve.
“Hrushovianët”, “Titistët”, “Vitet e vegjëlisë” dhe disa nga veprat e fundit serialë të Enverit, ato me kopertinë vishnje, kishin mbushur trotuaret e kryeqytetit.
Sidomos, këto libra janë ekspozuar për t’u shitur në vendet më të dukshme të trotuareve, por dhe me një farë hezitimi pa rënë fort në sy.
Kështu në një nga pikat e përhershme, në trotuaret e “Ushtarit të Panjohur”, kërshëria kishte ndalur nja dy vetë, që pyesnin më tepër për çmimet.
Jo shumë të shtrenjtë, rreth 200 lekë apo 300 sipas trashësisë, “tregtari” i librave të trotuarit thotë se librat i ka marrë enkas për ditën e festës.
“Ka shumë të apasionuar pas veprave të Enverit, kam pasur kërkesa në ditët e tjera, ndaj mendova që sot t’i nxjerr në shitje. Nuk ka shumë kërkesa, por shoh që njerëzit i marrin në duar dhe janë kuriozë t’i shfletojnë”, thotë një tregtar te nëntëkatëshet.
Kurse në urën që pret për nga rruga e Elbasanit, ai që shet libra tregon se kishte shitur dy kopje nga libri i Enverit “Kujtimet e vegjëlisë”. Mosha e blerësve ka qenë ca e thyer, thotë “tregtari”, duke shtuar se veteranët i kishin marrë këto libra për të shtyrë ditën, por dhe njëkohësisht për t’u çmallur me udhëheqësin e tyre.
V.M
Bush, letër urimi për Pavarësinë
shqiptarëve në Amerikë
Presidenti amerikan Xhorxh Bush u drejtohet shqiptarëve me një letër përshëndetëse me rastin Ditës Kombëtare të Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
Këto ditë feste u organizuan në komunitetin shqiptar nën moton: Rreth flamurit të përbashkuar... Me qindra shqiptarë i kanë përjetuar këto ditë feste, edhe përmes gazetës “Bota sot”, e cila ka publikuar për të gjithë komunitetin e shqiptarëve historikun e 28 Nëntorit, duke e përkujtuar si një rrugë të gjatë e të vështirë të kombit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë.
Me këtë tubim shqiptar janë përkujtuae me shenjë respekti të veçantë kontributi i pazëvendësueshëm i popullit amerikan në këtë rrugë, duke filluar nga Vilsoni, dikur me rinjohjen e pavarësisë së harruar të Shqipërisë, e deri me intervenimin ushtarak për çlirimin e Kosovës nga robëria serbe.
“Amerika është miku më i madh i kombit tonë të vogël, i dëshmuar në çastet më të vështira që përjetuam në erugën tonë drejt lirisë e pavarësisë. Populli ynë di të respektojë mikun dhe të jetë mirënjohës për ndihmën”, ka shkruar gazeta “Bota sot” në këtë ditë feste. Festimet e komunitetit shqiptar në Amerikë janë përshendëtur dhe nga populli amerikan. Atmosfera e ditës simbol për popullin shqiptar, ajo e ditës së flamurit ka pështjelluar gjithë shqiptarët, duke ndezur dhe ditët amerikane.
Mirëpo gjithçka kulmoi kur nga këto takime iu dërgua letër e përbashkët Presidentit amerikan Xhorxh Bush, duke kujtuar me nderim dhe ndihma amerikane dhënë popullit shqiptar në Kosovë, duke e parë si një shtet që përkrahë politikat e çlirimit të kombeve të vogla nga robëritë shekullore. “SHBA është një shtet që jep shpresë, që ta njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës, si kusht i një paqeje afatgjatë në Ballkan. Ndërhyrja amerikane në Ballkan ishte bërë domosdoshmëri, ngase Evropa nuk tregoi kurrë shenja interesimi për të siguruar një paqe jetëgjatë në këtë pjesë të trazuar të saj”, thuhet mes tjerash në këtë letër. Beqir Sina