Si mund të bësh tëndin ndërtimin pa leje
30/11/2004
REPUBLIKA E SHQIPERISE
KUVENDI
Ligji Nr. 9304, datë 28.10.2004
Për legalizimin dhe urbanizimin e zonave informale
Në mbështetje të Neneve 78 dhe 83, Pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi:
Kreu 1, dispozita të përgjithshme
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj ka për objekt:
a) Legalizimin e ndërtimeve pa leje në zonat informale, të përcaktuara sipas procedurave të këtij ligji.
b) Urbanizimin e zonave të zëna nga ndërtimet e banesave pa leje, të emërtuara “informale”, për integrimin e tyre në zhvillimin territorial e infrastrukturor të vendit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në to.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për efekt legalizimi dhe urbanizimi në ndërtimet pa leje, brenda territorit të zonës informale, të përfunduar në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji për rastet:
a) Që legalizohen në përputhje të plotë me studimin urbanistik të zonës informale të miratuar.
b) Që legalizohen, pasi ridimensionohen për t`u përshtatur me studimin urbanistik të zonës informale të miratuar.
c) Që prishen, pasi vijnë në kundërshtim me studimin urbanistik të zonës informale të miratuar.
2.Janë objekt i legalizimeve:
a) Ndërtimet e veçanta pa leje, duke përfshirë edhe sipërfaqet me funksion arsimor e shëndetësor.
b) Ndërtimet e veçanta pa leje, të ndërtuara me lejen e pronarit të truallit, kur janë në përputhje me studimin e miratuar të zonës përkatëse dhe plotësojnë kushtet e Nenit 77 të Ligjit Nr.8405, datë 17.09.1998, “Për urbanistikën“.
Neni 3
Përkufizime
1. “Zona informale”, e miratur nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH) është:
a) Zona e ndërtuar, pa u bazuar në studimet urbanistike.
b) Zona e zënë nga ndërtime të banesave pa leje.
c) Zona që nuk gëzon mbrojtje të veçantë nga aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
2. ”Ndërtim pa leje” është objekti i ndërtuar nga shtetasi brenda territorit të përcaktuar “Zonë informale”, për të cilën nuk janë respektuar procedurat e përcaktuara në ligjin nr.8405, datë 17.09.1998, ”Për urbanistikën”.
2. “Urbanizim” ëshë përcaktimi i bërë në nenin 1, pika 16, e ligjit Nr. 8405, datë 17.09.1998, “Për urbanistikën“.
4. ”Legalizimi” është pajisja me dokumentin e lejes së legalizimit, në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe kriteret e përcaktuara nga studimi urbanistik i zonës informale, pas zgjedhjes së pronësisë mbi parcelën ndërtimore.
5. “Leje legalizimi“ ëshë akti administrativ, i cili bashkë me dokumentacionin tekniko-ligjor, paraqitet për regjistrimin e objektit në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
6. “Parcela ndërtimore“ është sipërfaqja nën objekt, plus sipërfaqen funksionale të saj.
KREU II
Përgjegjësit dhe detyrimet e subjekteve përkatëse
Neni 4
Respektimi i procedurave
Ndërtimet pa leje në zonën informale, duke respektuar në çdo rast procedurat e përcaktuara në legjislacionin për urbanistikën
Neni 5
Agjencia e Legalizimeve dhe Urbanizimit të zonave informale
1. Agjencia e legalizimit dhe urbanizimit të zonave informale, bashkërendon punën me organet qendrore shtetërore dhe njësitë e qeverisjes vendore për:
a) Hartimin e studimeve urbanistike.
b) Njësimin e procedurave për procesin e urbanizimit dhe legalizimit të zonave informale.
c) Sigurimin e fondeve nga Buxheti i Shtetit për urbanizimin e zonave informale.
2. Ministri që mbulon veprimtarinë shtetërore të planifikimit të territorit nxjerr udhëzimin për procedurat e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave për ndërtimin e banesave pa leje në zonat informale.
3. Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të kësaj agjencie përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 6
Detyrat e njësisë së urbanistikës të njësisë së qeverisjes vendore
Sipas këtij ligji, njësitë e urbanistikës pranë njësive të qeverisjes vendore kanë këto detyra:
a) Verifikojnë gjendjen reale të ndërtimeve.
b) Bëjnë përditësimin teknik të planvendosjes në terren të ndërtimeve të banesave pa leje e të territoreve të zëna, nga këto të fundit, në kufijtë dhe shtrirjen sipërfaqësore të zonës informale, të miratuar nga KRRTSH-ja.
c) Hartojnë detyrat e projektit për studimet urbanistike, sipas përcaktimit të nenit 8 të këtij ligji.
Neni 7
Detyrimet e shtetasve për legalizimin e ndërtimeve pa leje
Për ndërtimet pa leje shtetasi detyrohet:
a) Për një periudhë 3-mujore, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të bëjnë pranë njësisë së urbanistikës, të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse vetëdeklarimin e ndërtimit pa leje që kanë përfunduar e të sipërfaqes së zënë, sipas formularit që i bashkëlidhet këtij ligji.
b) Të paraqesin në njësinë e urbanistikës të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse dokumentacionin e plotë teknikoligjor, sipas formularit të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, brenda një periudhe një vjeçare, pas miratimit të studimit urbanistik të zonës informale.
KREU III
Procedurat
Neni 8
Etapat e realizimit të procesit të legalizimit
Procedurat për realizimin e procesit të legalizimit janë:
a) Vetëdeklarimi nga ana e shtetasve i ndërtimeve pa leje dhe i territorit të zënë nga ndërtimi i banesës brenda zonës informale.
b) Kërkesa e argumentuar e njësisë së qeverisjes vendore, pas evidentimit të sipërfaqes nga ndërtimi i banesave pa leje, për përfshirjen e tyre në procesin e urbanizimit e të legalizimit. Kjo kërkesë depozitohet në sekretarinë teknike të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH); brenda gjashtë muajve nga mbarimi i afatit të përcaktuar nga shkronja “A” të nenit 7 të këtij ligji.
c) Kërkesa për përfshirjen në pocesin e urbanizimit e të legalizimit të sipërfaqes së zënë shqyrtohet në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Përcaktimi ”Zonë informale”, mbi të cilën sjell pasoja juridike ky ligj, bëhet me vendim të KRRTRSH-së. Mbi bazë të këtij përcaktimi, KRRTSH-ja vendos kryerjen ose rishikimin e studimeve urbanistike për këto zona. Kjo kërkesë shqyrtohet brenda një-tre muajve, nga data e depozitimit të saj në sekretarinë teknike të KRRTRSH-së.
d) Hartimi i studimeve urbanistike nga KRRTSH-ja bëhet brenda 6-muajve, pas miratimit të zonës informale.
e) Miratimi i studimeve urbanistike nga KRRTRSH-ja bëhet brenda 4 muajve, nga miratimi i tyre nga KRRT-të përkatëse.
f) Lejimi për fillimin e legalizimeve të ndërtesave të banimit pa leje nga KRRTRSH-ja bëhet pas plotësimit të kushteve të përcaktuara në këtë ligj.
g) Këshilli i Ministrave, në bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore, vendos për kryerjen e studimeve urbanistike për zona të veçanta.
Dhënia e lejes së legalizimit
1. KRRTRSH-ja, në zbatim të studimit të miratuar me vendim të saj për zonën informale në shqyrtim, autorizon fillimin e legalizimit për ndërtimet pa leje në të, vetëm pasi njësia e qeverisjes vendore, në bashkëpunim me strukturën që mbulon fushën për prishjen e ndërtimeve pa leje, të ketë realizuar lirimin e sipërfaqeve të parashikuara për funksione publike në studimin urbanistik të zonës përkatëse.
2. Kur plotësohen kushtet, sipas këtij neni dhe neneve 7, 8 dhe 10 të këtij ligji, njësia e qeverisjes vendore, që mbulon sipërfaqen e zonës informale, për të cilën është miratuar studimi urbanistik, i lëshon lejen e legalizimit kërkuesit, sipas formularit përkatës, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.
3. Mënyra dhe sfati i shlyerjes së detyrimeve financiare, të përcaktuara në aktet ligjore në fuqi dhe formulari i legalizimit, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
KREU IV
Pronësia mbi sipërfaqen e zënë
Neni 10
Zgjidhja e pronësisë mbi parcelën ndërtimore, nga ndërtimet e banesave pa leje, bëhet si më poshtë:
1. Kur sipërfaqja e zënë nga ndërtimet, në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, është pronë jo publike e paluajtshme e shtetit, kalimi i pronësisë së parcelës ndërtimore të pronarit të banesës, bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil, si më poshtë:
a) Me pagesë të menjëhershme.
b) Me pagesë me këste.
c) Me marrje me qira për një periudhë të caktuar.
Mënyrat e pagesës, të ndarjes së kësteve, të marrjes me qira, të afateve dhe të kushteve lehtësuese, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Vlerësimi i pronës bëhet sipas vlerës së tregut, në çastin e kryerjes së legalizimit. Vlera e kësaj prone përcaktohet në përputhje me metodologjinë e propozuar nga Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me vendim të Kuvendit.
Kur sipërfaqja e zënë nga ndërtimet është pronë private, legalizimi i banesës bëhet pas kalimit të pronësisë mbi sipërfaqen e zënë nga pronari te ndërtuesi i banesës, në përputhje me dispozitat e Kodot Civil.
Në rast kur ky kalim nuk realizohet, pronari i sipërfaqes së zënë nga ndërtimet kompensohet në përputhje me ligjin nr .9235, datë 29. 07.2004 për kthimin dhe kompensimin e pronës. Në këtë rast, kalimi i pronësisë së parcelës ndërtimore të ndërtuesit të banesës bëhet sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij neni.
Neni 11
Përcaktimi i sipërfaqes së parcelës ndërtimore
1. Sipërfaqja e parcelës ndërtimore, për efekt të legalizimit të banesës, duhet të jetë në çdo rast sa trefishi i sipërfaqes që zë objekti, por jo më shumë se 500 metra katrorë.
2. Shtetasve, banesat e të cilëve prishet nga studimi urbanistik, u mundësohet vënia në dispozicion e parcelave të lira ndërtimore, nga njësia vendore, të krijuara nga studimi urbanistik.
3. Këshilli i Ministrave përcakton me vendim kriteret dhe procedurat mbi bazën e të cilave llogaritja e sipërfaqes funksionale të objektit që do legalizohet, në përputhje me studimin urbanistik të miratuar.
KREU V
Dispozita kalimtare dhe të fundit
Neni 12
Dispozita detyruese
Mosdeklarimi brenda afatit kohor, deklarimi i rem---- i ndërtimit dhe i sipërfaqes së dhënë. Si dhe mosparaqitja e dokumentacionit të plotë teknikoligjor, sjell përjashtimin, trajtimin dhe mospajisjen me dokumentacionin e legalizimit të shtetasve që kanë ndërtuar pa leje në zonat informale.
Neni 13
Aktet nënligjore
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore, sipas përcaktimit të neneve 5, 7, 8, 9, 10 e 11 dhe procedurën e mëtejshme të zbatimit të këtij ligji.
2. Ngarkohet ministri i Rregullimit të Territorit të nxjerrë udhëzimin sipas përcaktimit të nenit 5 të këtij ligji.
Neni 14
Ky ligj hyn në fuqi 15 pas botimit në Fletoren Zyrtare.