Panairi i Pranverës në Ujëvara Borsh
Autori i Lajmit: Laureta Roshi
Një e dielë ndryshe në Ujëvara Borsh, aty ku qielli deti toka dhe mali janë pranë e pranë dhe ujërat e gurrës shekullore shoqërojnë zërat e njerëzve, buzë rrugës nacionale. Në mjediset e Ujëvarës, mes drurëve të gjelbër dhe në qendër të Borshit u organizua Panairi i Pranverës. Banorë të komunës së Lukovës, nga fshatrat Nivicë, Sasaj, Shën Vasil, Fterë, Borshe Piqeras si dhe të ftuar të tjerë me origjinë nga këto fshatra ekspozuan në mjediset e panairit bollëkun e gatimeve tradicionale, veprat e artit e qëndistarisë, vajin e njohur për cilësinë, glikot me agrumet e pemëve të Bregut, piktura e foto portrete apo ngjarje në mjedisin natyror të shumëkërkuar nga pushuesit në sezonin turistik dhe udhëtarët e çdo stine.
Dhe jo vetëm në verë…
Pushues e vizitorë jo vetëm në stinën e verës, ky është dhe një nga synimet e sipërmarrësve që kanë hapur lokale shërbimi dhe që ofrojnë gatimet tradicionale, ushqime biologjike të shumëkërkuara që nga peshku e frutat e detit, te mishi i qingjit, gicit, shpendëve e qoftet tradicionale, sermat me gjethe rrushi e qumështoret, byreku i bariut e glikot e rralla të gështenjës, kungullit, qitros e nerënxës. Ylli Hajdini dhe Qëndro Mërkuri kanë hapur fabrikat e para të vajit me frutat shekullore të ullinjve dhe shishet e reklamuara. Bashkë me kokrrat e e degët e ullinjve u ekspozuan në platen ku buronin ujërat. Lindita Selimaj nga Delvina dhe Hallë Kana nga Lukova ofruan për vizitorët e shumtë të panairit glikot pa fund të prodhuara në kuzhinën e shtëpisë me frutat e oborrit, pjekur nën erën e dielltë të detit.
Elisabeta dhe bashkëshorti Qendro nga Nivica shtruan një tryezë në galerinë në qendër të Ujëvarës me gatimet speciale, të cilat u provuan edhe nga dhjetëra vizitorë që ndalonin tek Ujvara, lokali i preferuar në rrugën e Bregut. Menaxheri i përgjithshëm i Ujëvarës, borshioti Klajdi Mati, në profesion officer special, drejtoi ekipin e lokalit në një shërbim të përsosur ndaj dhjetëra klientëve dhe qindra vizitorëve të zonës. Një tryezë në brendësi të ujëvarës u përgatit nga 18 vjeçari Helios Abazi i ardhur nga Vlora një vit më parë, si kuzhinier i lokalit u paraqit me derrkucin e mbushur në qendër dhe 10 lloje fruta deti në sallata. Këtë vit thotë Klajdi presim më shumë klientë, pasi janë investimet për përmirësimin e infrastrukturës së shërbimeve turistike si dhe përfundimi i rrugës së Bregut. Dikur, kjo rrugë njihej “Egnatia”, 300 metër më afër bregut të Jonit, tashmë e zhvendosur paralel me rrugën e lashtë, rruga e Bregut ofron shumë avantazhe. Pavarësisht problemeve të pronësisë, bregasit kanë ditur të menaxhojnë oborret dhe pronat e trashëguara. Shumë emigrantë janë kthyer këtë vit dhe ka për të patur shumë punë. Cilësia e shërbimit është rritur, po perfeksionohet çdo ditë. Ne shërbejmë këndshëm në një zonë të pasur nga natyra dhe trashëgimia, flet menaxheri. Embëlsirat e zonës, petullat e njohura me qumësht deri te bimët mjekësore, sherebela e çaji, rigoni, dafina e nenexhiku të ekspozuara bukur, plotësuan një tjetër informacion nga kopshtet e shtëpive ku lulet harlisen. Mjalti dhe vera e vëllezërve Klement e Sofo Papagjika nga Nivica, vera e buteve të shtëpisë nga Naim Këllci, ishin ndër pijet tradicionale që u shoqëruan edhe me qerasjen nga lokali për disa orë free me birra të vendit dhe pije joalkoolike për fëmijët dhe të rinjtë. Një ekspozitë me punimet e nxënësve të shkollës së Borshit shënonte fjalët “Mirësevini!”. Nxënësit e shkollës së Lukovës krijuan një kopsht natyror me lule të mbjella në kanaçe mbeturinash, shishe pijesh freskuese për të treguar se janë në mbështetje të përpjekjeve për një mjedis të pastër. Lule ju dhuruan lokalit Ujëvara që aty mes gjelbërimit të ishin dhe kolori i ngjyrave. Fotografitë artistike të Arbër Roshit në një ekspozitë Pushime në Borsh përcollën mbresat e një vere të kaluar një vit më parë buzë Jonit. Portretet e njerëve dhe peizazhi nga Kalaja shekullore e Borshit u ekspozuan nga piktorja me origjinë nga Fterra, Flutura Maçi. Të ftuar nga kryepleqtë e fshatit dhe përgjegjesit e turizmit u ekspozuan 30 biznese të zonës së Bregut. Paraditen e së dielës “Ujëvara” u shndërrua në një stacion promovimi vlerash. Guida turistike Lukova jonë, informacioni mbi hotelet e zonës të njohura si kompleksi Vila Kafe”, Lukova, Borshi, Freskia e Buneci paraqiten avantazhet e mjediseve të tyre mes kaltërsisë së Jonit, qetësisë së Rivierës dhe gjelbërimit të Ullinjve. Studio Mex paraqiti fotografitë në seri mbi plazhet më të bukura të zonës, gjiret e fshehura që kundrohen vetëm nga deti dhe qielli dhe shtigjet e njohura po shndërrohen në rrugë të brendshme. Plazhi i Shpellave pret sivjet për herë të parë mysafirë nga rruga e re. Duke lënë qendrën e Lukovës, për pak minuta rrezitesh në gjirin e rrallë. Për kryetarin e komunës Lukovë, Vladimir Kumi, janë të gjitha kapacitetet për të përmirësuar shërbimin në zonë, një infrastrukturë që po plotësohet me rrugët e brendshme dhe rrugët lidhëse me objektet kulturore të trashëguara. Banorët kanë aftësinë të ngrenë në parametra bashkohorë shërbimin ndaj pushuesve dhe të përmirësojnë kështu ndjeshëm standardin e jetesës. Minutat dhe orët rodhën në ditën e Panairit të Lukovës pa u ndier, si një festë ku të rinjtë dhe fëmijët provuan shijen e gëzimit nga puna e përditshme e prindërve, tashmë të reklamuar në një formë origjinale në tryezat dhe galeritë e një panairi në zemër të Ujëvarës.
Ky lajm është publikuar: 27/04/2010