Replikat e Behar Shtyllës me delegacionin tajvanez në OKB
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Nju-Jork, 16 tetor 1963 – Tajvani deklaroi sot përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se, nëse Kina Komuniste do të merrte vendin e saj në organizatë, ata do të përpiqeshin ta ndanin OKB-në ashtu siç kishin ndarë kampin komunist. Ambasadori i Tajvanit në OKB, Liu Çieh, sulmoi regjimin e Pekinit si ngatërrestarin e botës komuniste. Ai u mbështet tek kritikat e Moskës ndaj Pekinit për të mbështetur argumentet e tij. Fjalimi i Liut erdhi si kundërpërgjigje ndaj kërkesës së Shqipërisë që Asambleja të përjashtonte Tajvanin nga forumi dhe vendin e tij ta zinte Kina Komuniste. Shqipëria dhe Kamboxhia kanë prezantuar një rezolutë. Liu citoi gazetën qeveritare sovjetike, “Izvestia”, që në një shkrim më 21 shtator shkruante se komunistët kinezë ishin përpjekur që ta diskreditonin udhëheqjen sovjetike me qëllim “ndarjen e lëvizjes komuniste dhe minimin e unitetit të forcave antiimperialiste”. “Nëse komunistët kinezë mund tia bëjnë këtë Bashkimit Sovjetik dhe lëvizjes ndërkombëtare komuniste, çfarë nuk do të bënin ata për të shkatërruar Organizatën e Kombeve të Bashkuara, - pyeti kryedelegati tajvanez në OKB? Ai pohoi se sjellja e përfaqësuesve të Mao Ce Dunit në organizatë “mund të çonte drejt shpërbërjes së OKB-së”. “Kur të vijë ajo kohë, - tha Liu, – të gjitha problemet me të cilat Kombet e Bashkuara po përballen aktualisht do të ndaleshin dhe do të zgjidheshin me dorë të hekurt”. Liu shtoi se nuk do të derdhte lot për shkatërrimin e kampit komunist, sepse “me sa dimë, dominimi i botës është ende në axhendën e Kinës Komuniste”. Bashkimi Sovjetik e ka mbështetur propozimin e “refuzuar” të Shqipërisë shtatorin e shkuar. Në vitet e shkuara, çështja e përjashtimit të regjimit nacionalist të Çan Kai Shisë dhe anëtarësimit të Kinës në OKB, përfshirë dhe karrigen e përhershme në Këshillin e Sigurimit me fuqinë e “vetos” e kishin ngritur ose Bashkimi Sovjetik ose India. Këtë vit, me Moskën të përfshirë në një grindje me Pekinin për udhëheqjen e botës komuniste dhe Indinë në prag lufte për kufijtë me Kinën, kjo detyrë i takoi Shqipërisë, të vetmit vend komunist evropian anëtar i forumit që nuk ka mosmarrëveshje me regjimin e Mao Ce Dunit. Liu Çeh e kundërshtoi propozimin shqiptar për ta futur këtë rezolutë në axhendën e punimeve të Asamblesë, e cila e kishte rrëzuar një herë propozimin shqiptar. “Është e rëndësishme, - tha Liu, – që Bashkimi Sovjetik, i cili deri dje kishte ngritur gjithmonë çështjen e pranimit të Kinës në OKB që prej vitit 1950, e pa të arsyeshme tia linte një rol të tillë Shqipërisë, e cila ashtu si regjimi i komunistëve kinezë, është “një regjim i flakur tutje” nga bota komuniste”.
Fjalimi i Shtyllës
Ministri i Jashtëm shqiptar, Behar Shtylla, duke prezantuar çështjen, iu referua regjimit të Pekinit si “tërësisht demokratik, paqësor dhe ndjekës rigoroz i një politike të paqes ndërkombëtare dhe bashkëpunimit”. “Ministri i Jashtëm shqiptar është duke bërë shaka”, - komentoi Liu menjëherë pas fjalëve të kryedelegatit shqiptar. Ambasadori i Tajvanit iu referua një letre të hapur të verës së shkuar, e cila thoshte se udhëheqësit komunistë kinezë “bënin gjithçka për të përdorur homologët e tyre shqiptarë si zëdhënës të tyre”. “Përgjigjja, - tha Liu, – po jepet nga populli i Tibetit, gjendja e mjeruar e të cilit ka qenë një çështje shqetësimi në Asamblenë e Përgjithshme. Kryeministri indian, Jaëharlal Nehru, nuk është dakord.
Fajëson SHBA-në
Shtylla tha se përjashtimi i Kinës kishte ardhur për shkak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila “është duke ndjekur një politikë armiqësore” ndaj Pekinit dhe që shpiku “konceptin absurd të dy Kinave”. Ambasadori amerikan, Çarls Jost, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e kishin kundërshtuar zyrtarisht futjen e çështjes së Kinës në axhendë, por një debat i ri, sipas tyre, nuk do të çonte askund. Asambleja e kishte refuzuar pranimin e Kinës në OKB (48-36) në vitin 1961 dhe një vit më pas (56-42). Komiteti drejtues, i përbërë prej 21 shtetesh, e futi çështjen e Kinës në axhendë (12 vota pro, 1 kundër dhe 8 abstenime). Kina votoi kundër, ndërsa Britania e Madhe dhe Kanadaja votuan pro me shumicën: Argjentinën, Kamerunin, El Salvadorin, Francën, Islandën, Turqinë. Ndërsa Venezuela iu bashkua votës së Shteteve të Bashkuara që abstenoi. Komiteti drejtues votoi gjithashtu dhe për futjen në axhendë të persekutimit budist në Vietnamin Jugor, edhe pse nuk pranoi të dëgjonte vëzhguesin e përhershëm vietnamez në OKB, sepse vendi i tij nuk është anëtar i organizatës. Por Shqipëria bëri dhe një përpjekje të fundit një ditë më parë për të vendosur autoritetin ndërkombëtar të Kinës në vend me përjashtimin e Tajvanit. Megjithatë, një lëvizje e tillë është e predispozuar të dështojë me një rezultat më të thellë seç ndodhi një vit më parë. Asnjë nga vendet arabe apo afrikane nuk pranoi që ta mbështeste lëvizjen e tyre, ndërkohë që Tirana e dorëzoi atë të premten në mbrëmje. Gjithsesi, burime diplomatike thanë se disa vende pritet të japin mbështetjen e tyre gjatë debatit në Asamblenë e Përgjithshme. Ata thanë se Shqipëria i kishte bërë thirrje direkte ose indirekte Ganës, Guinesë, Malit, Algjerisë, Tunizisë, Republikës së Bashkuar Arabe dhe disa vendeve të tjera arabe. Të njëjtat burime theksuan se disa vende kishin nguruar të qëndronin të vetme përkrah Shqipërisë, ndërsa të tjerave nuk u kishte pëlqyer mënyra e formulimit të rezolutës.
Ky lajm është publikuar: 27/04/2010