E Diel, 1 Nëntor 2026

Instituti i Ndërtimit, 500 mijë lekë për banorët e përmbytur

Instituti i Ndërtimit, përballë situatës se krijuar nga përmbytja në veri të vendit, përmes një njoftimi për shtyp se ka vendosur që të akordojë shumën e 500.000 lekëve nga buxheti i tij, në ndihmë të familjeve që u prekën prej tyre. Ndërkaq, ai shton se do të hapë edhe një numër llogarie bankare ku gjithë punonjësit e këtij institucioni, si dhe gjithë bizneset që bashkëpunojnë me të, të kenë mundësinë e përfshirjes në këtë proces donacioni ndihme.

Instituti i Ndërtimit e gjen veten në krah të të gjitha organizmave shtetërorë të solidarizuar me çdo shqiptar të Shkodrës për dhimbjen ekonomike dhe psikologjike që ju shkaktuan ditët e para të këtij viti, deklaron drejtuesi i tij, Artur Roshi.Nga ana tjetër, shton se Instituti i Ndërtimit në kuadrin e ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit është i gatshëm të ofrojë asistencën e tij teknike e profesionale për tu bërë pjese e menaxhimit të situatës së rehabilitimit nëpërmjet vlerësimit të dëmit në objektet e dala nga përmbytja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›