Festat e fundvitit, bie ndjeshëm fuqia blerëse
Autori i Lajmit: Edlira Mema
Edhe këtë javë në krahasim me javën e kaluar, çmimet e shitjes me pakicë të artikujve: Perimet, frutat dhe artikuj të tjerë, vazhdojnë të kenë rritje.
Ky tashmë është një fenomen që përsëritet çdo fundvit në vendin tonë, edhe pse në çdo vend tjetër të botës ndodh krejt e kundërta, ku festat sjellin edhe oferta dhe ulje çmimesh.
Rritja e çmimeve
Sipas informacioneve të marra në Ministrine e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, çmimet vazhdojnë të rriten, por jo si vitin e kaluar. Kështu, perimet nga 18 artikuj që ka tregu, 14 prej tyre kanë rritje çmimi që varion nga 2 deri në 21 lekëë/kg. Ndërsa, speci i verdhë me 21 lekë/kg, speci kapi me 17 lekë/kg, domate cilësi e parë me 11 lekë/kg, domate cilësi e dytë me 10 lekë/kg. Ndërsa, ulje çmimi kanë patur 2 artikuj si: speci gogozhar me 16 lekë/kg dhe hudhra e thatë me 5 lekë/kg. Përsa i përket frutave, nga 14 artikuj që ka tregu, 10 prej tyre kanë rritje, si në rastin e rrushit me 10 lekë/kg, dardha e gështenja me 8 lekë/kg. Ndërsa, 3 artikuj të tjerë kanë ulje çmimi, si hurma me 3 lekë/kg, portokalli e ftoi me 2 lekë/kg. Kurse, për mandarinën nuk ka ndryshuar çmimi. Nga ana tjetër janë tregtarët, të cilët shprehen se kjo rritje është më se normale. Prodhimet vendase janë pothuajse në mbarim dhe produktet bujqësore po vijnë të eksportuara nga jashtë. Vihet re që fuqia blerëse këtë vit është ulur.
Eefektet financiare të krizës
Ky është dhe një konstatim i tregtarëve. Vitin e kaluar edhe pse çmimet ishin më të larta në krahasim me këtë vit, konsumatorët blinin më shumë. Ulja e konsumit që po ndodh në të gjithë vendet e botës është reflekëtuar edhe në vendin tonë. Kriza financiare duket se është ndier në formë të ndryshme në Shqipëri, por efektet e saj duket se ka nisur t i japë. Gjithsesi çmimet duket se janë bërë të papërballueshme për “xhepat e shpuar” të një pjese të madhe të shqiptarëve. Por, ka edhe nga ata konsumatorë, që sado të larta të jenë çmimet, blejnë përsëri, ndoshta dhe për të ndjekur traditën që kërkojnë festat.
Lista e çmimeve me artikujt më të kërkuar
Sivjet Vjet
Frutat Vlerë/Sasi
Molla 100 lekë/kg 120 lekë/kg
Portokalle 100 lekë/kg 110 lekë/kg
Mandarina 120 lekë/kg 120 lekë/kg
Hurma 120 lekë/kg 150 lekë/kg
Rrushi 300 lekë/kg 350 lekë/kg
Arra 280 lekë/kg 300 lekë/kg
Perimet vlerë/sasi
Domatja 100 lekë/kg 150 lekë/kg
Speci 160 lekë/kg 190 lekë/kg
Kastraveci 260 lekë/kg 280 lekë/kg
Ky lajm është publikuar: 26/12/2008