Posta serbe në Graçanicë dhe sovraniteti i Kosovës
Autori i Lajmit: Nebih Fazliu
A është Kosova shtet i pavarur dhe sovran? A e ushtron qeveria e Kosovës sovranitetin në tërë territorin e vet? Këtyre dy pyetjeve individët e ndryshëm, përfaqësues të subjekteve politike, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, etj., i përgjigjen në mënyra të ndryshme. Lirisht mund të themi se përgjigjet jo vetëm që janë të ndryshme, por janë edhe kontradiktore. Për mendimin tim, përgjigjen e saktë në këto dy pyetjet e shtruara më lartë e jep vetë realiteti në Kosovë. Realiteti në Kosovës katërçipërisht përgjigjet, se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe sovran në kuptimin e vërtetë të këtyre dy fjalëve. Për ta vërtetuar këtë konstatim, ka shumë shembuj nga jeta praktike Unë do t`i marr vetëm dy prej tyre.
Shembulli i parë - pjesa veriore e Kosovës.
Këtë pjesë të Kosovës institucionet e Kosovës asnjëherë nuk e kanë kontrolluar. Në këtë pjesë, që me përfundimin e luftës e deri sot, pushtetin në forma të ndryshme e ka ushtruar Serbia. Kjo nuk do koment. Bile, së paku, këtë e kanë pohuar edhe vetë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës. Pra, në këtë pjesë të territorit të Kosovës, qeveria e Kosovës nuk e ushtron pushtetin e vetë. Shembulli i dytë - enklavat serbe në Kosovë. Enklavat janë një dëshmi tjetër se qeveria e Kosovës nuk e ushtron pushtetin në tërë territorin e vetë. Të gjitha strukturat paralele serbe që veprojnë në këto enklava ndihmohen dhe financohen nga Serbia. Këtë e pohojnë edhe përfaqësuesit më të lartë të shtetit serb. Me asgjë këto enklava nuk i përgjigjen shtetit të Kosovës. Ato bëjnë një jetë krejt të pavarur prej institucioneve të Kosovës. Rasti më kokëfortë dhe më i freskët që e vërteton këtë konstatim, është renovimi i zyrës së Post-Telekomit të Serbisë në Graçanicë nga ana e Serbisë. Ky renovim i zyrës së postës është bërë pa i pyetur fare institucionet e Kosovës. Renovimi i zyrës së postës pa i pyetur fare institucionet më të larta të shtetit të Kosovës, është shkelje flagrante e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës. Kjo nuk do koment. Në ceremoninë e rihapjes së zyrës së Post-Telekomit të Serbisë në Graçanicë, morën pjesë edhe ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviq, ai për pushtetin lokal, Millan Markoviq, këshilltari i presidentit të Serbisë, Mllagja Gjorgjeviq dhe drejtori i Postës dhe Telekomit të Serbisë, Goran Qiriq. Ata njëzëri deklaruan, se do të vazhdojnë investimet edhe në pjesë të tjera të Kosovës. Kjo do të thotë se, do të vazhdojnë ta shkelin prapë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Gjatë kësaj ceremonie të rihapjes së zyrës së postës, përfaqësuesit e shteti serb deklaruan se “...do të takohen edhe me kryetarët e komunave të Kosovës qendrore...” Pra, edhe në këto pjesë të territorit të Kosovës, në forma të ndryshme, pushtetin e ushtron Serbia. Me të drejtë qytetarët e Kosovës pyesin përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës: Pse qeveria e Kosovës, në pjesën veriore të Kosovës, nuk ndërton objekte të ndryshme që do t u shërbenin qytetarëve shqiptarëve, në përgjithësi vetë Kosovës? Pse qeveria e Kosovës nuk e ndaloi renovimin e zyrës së Post-Telekomit të Serbisë në Graçanicë? Me një fjalë, pse qeveria e Kosovës nuk i fut nën kontroll të vetë këto pjesë të territorit të Kosovës? Dhe, në mungesë të përgjigjes nga ana e përfaqësuesve të institucioneve më të larta të Kosovës, qytetari detyrohet të përgjigjet vet. Pra, vetë të pyet dhe vetë të përgjigjet qytetari ynë! Qeveria e Kosovës nuk ndërton objekte, nuk bënë asnjë punë tjetër konkrete në këto pjesë të territorit të Kosovës, për arsyen e thjeshtë, sepse nuk e ushtron pushtetin e vet në këto pjesë. Si përfundim mund të themi, se Kosova është shtet me pavarësi dhe sovranitet të kufizuar. Një shtet që e ushtron sovranitetin në territorin e vetë, nuk lejon askënd të ndërtojë asgjë pa ia dhënë ai lejen më parë, nuk lejon askënd tjetër ta ushtrojë pushtetin në territorin e vet. Shteti i Kosovës i ka edhe kufizimet të cilat rrjedhin nga Pakoja e Ahtisaarit dhe Rezoluta 1244 e KS të OKB-së (deklarata e pavarësisë së Kosovës i referohet kësaj rezolute). Rezoluta 1244 është formalitet - thonë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës. Ajo nuk është valide - vazhdojnë ata. Nëse është formalitet dhe nuk është valide, atëherë, perse Deklarata e Pavarësisë së Kosovës i referohet pikërisht kësaj rezolute? Edhe në Kushtetutën e Kosovës është përfshirë tërë Pakoja e Ahtisaarit. Jo vetëm që është përfshirë tërë pakoja në Kushtetutën e Kosovës, por e keqja e madhe qëndron në atë se kjo pako qëndron mbi Kushtetutën. Asnjë dokument tjetër në një shtet të pavarur dhe sovran, nuk mund të qëndrojë mbi Kushtetutën - themelin e tij. Nëse ekziston një gjë e tillë, atëherë mund të themi me forcë, se ai shtet nuk është i pavarur dhe sovran. Gjërat duhet të thuhen gjithmonë me emrin e tyre të vërtetë. Dhe e vërteta është se, Kosova është shtet me pavarësi dhe sovranitet të kufizuar.
Marrë nga “Kosovapress”
Ky lajm është publikuar: 26/12/2008