E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit, energji pa ndërprerje

 

Reshjet e ditëve të fundit e kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në kaskadën e Drinit. Niveli i ujit në Fierzë është 283 metra, çka i lejon KESH-it, që të rrisë prodhimin vendas të energjisë. Ndërkohë, mësohet se OSSH po merr të gjitha masat që gjatë festave të fundivitit të mos ketë ndërprerje të energjisë që shkaktohen nga avari të ndryshme. Sipas të dhënave më të fundit nga KESH, gjatë këtyre ditëve konsumi i energjisë ka arritur në 19.9 milionë kilovat orë nga ku 14 milionë kilovat orë energji prodhohet në vend. "Ka qenë edhe dhurata e natyrës me bollëkun e reshjeve, që na dha në fund të muajit nëntor dhe fillim të dhjetorit. Por, kjo dhuratë e natyrës nuk do të ishte shfrytëzuar nëse nuk do të kishim pasur atë menaxhim shumë të kujdesshëm të kaskadës përgjatë gjithë vitit 2008", ka deklaruar dje ministri Ruli.

Kuotat e HEC-ve 

•     283.10 metra niveli i ujit në Fierzë
•     595 m3/s prurjet e ujit
•     90 cm rritja ditore e nivelit të ujit
•     172.87 metra niveli i ujit në Koman
•     385 m3/s prurjet anësore
•     74.43 metra niveli i ujit në Vaun e Dejës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›